RMV, nesër mjekët familjar në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

    Në ditën e shëndetësisë, 7 prill, mjekët familjar nga vendi nesër do të mbajnë sërish protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Qeveria nuk na ka plotësuar asnjë kërkesë. Këshilli Ekonomik i Qeverisë duhet të gjejë para për të rritur pikën e kapitulacioneve të mjekëve familjar, në mënyrë që t’i mbajmë mjekët e rinj dhe t’i paguajmë infermierët në përputhje me rrethanat”, thotë Lidija Çollakova-Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë të Maqedonisë.

    Kjo është hera e tretë që ata shprehin pakënaqësinë e tyre, pasi zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk i kanë dëgjuar kërkesat e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri, hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës

    Lajmi i rradhës

    Lehtësohen masat anti Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë