Shtyllat elektrike rrezikojnë qytetarët e Dibrës

    Këto ditë këshilli i komunës Dibër mes tjerëve solli edhe planin për mbrojtje dhe shpëtim për fatkeqësitë natyrore në komunën e Dibrës. Është një dokument i cili është përgatitur në përputhje me ligjin por edhe me institucionet kompetente në këtë sferë, mes tjerëve në këtë plan thuhet se si rrezik primar paraqiten tërmetet, por një problem që u ngrit në këtë seancë të këshillit është edhe problemi i shtyllave elektrike që janë të stërmbushura edhe me kabllo të ndryshme telefonike të internetit, etj. Disa nga këshilltarët kanë ngritur këtë çështje por nuk kanë marrë përgjigje se kush duhet ti kontrolloj këta shtylla të cilët shpesh herë janë një rrezik i drejtpërdrejt për qytetarët.

    Duke prezantuar planin për mbrojte dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera në komunën e Dibrës dhe vlerësimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, përgjegjësi i këtij sektori në pushtetin vendor Edmond Marku ka potencuar se në Dibër nuk janë primare vërshimet, meqë konfiguracioni i qytetit nuk mundëson vërshimet. Por, në plan të par kur flasin për fatkeqësitë natyrore në Dibër si rrezik kryesor paraqitet tërmeti meqë Dibra është një zonë sizmike. Marku dha sqarime se në kuadër të Maqedonisë së Veriut komuna e Dibrës si rrezik kryesor ka tërmetet prandaj dhe me planin janë prezantuar aktivitete të cilat në situata eventuale të këtilla duhet të veprojë vet shtabi. Prandaj në kuadër të këtij aktiviteti janë emëruar edhe anëtarë të shtabit për mbrojtje dhe shpëtim dhe vendim për përbërje të shtabit në territorin e komunës.

    Por, pikërisht në këtë debat rreth mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidenteve të tjera nga ana e disa këshilltarëve u ngrit problemi shumëvjeçar që ka të bëjë me ngarkesën të shtyllave elektrike në qytet edhe me kabllo të ndryshme të televizioneve kabllovike operatorëve të internetit, etj. Këshilltari Bleron Dema tha se shtyllat në qytet që janë për ndriçimin publik janë të ngarkuara me kabllo të ndryshme. Një pjesë e tyre janë edhe të dëmtuar dhe paraqesin rrezik për popullatën.

    Ai me të drejtë parashtroi pyetjen se kush i mirëmban këta shtylla dhe kush e inspekton gjendjen e shtyllave. Duke marrë parasysh seriozitetin e këtij problemi, ati ju bashkëngjitën edhe këshilltar të tjerë.

    Në seancë mes tjerave nuk u dha konkretisht një përgjigje se kush bën inspektimin dhe mirëmbajtjen e këtyre shtyllave por nga kryetari i këshillit Fuat Spahiu u potencua se do të kërkohet nga kompetentët një përgjigje konkrete për këtë çështje.

    Të theksojmë se problemi në fjalë dhe rreziku që vjen për qytetarëve e sidomos për fëmijët nga shtyllat të cilët në një pjesë të madhe nuk kanë as kapakë dhe në lartësi të vogël fëmijët mund ti prekin shtyllat e hapura është shumë i madh. Edhe pse deri tani ka patur shumë reagime nga qytetarët, askush nga kompanitë nuk ka çarë kokën për të tejkaluar këtë problem. Besohet se më në fund pas reagimit të këshillit të komunës siç u tha në seancë EVN apo MEPSO do të ndërmarrin hapat e tyre që shtyllat të mos jen rrezik për popullatën. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Dy dekada dhe 150 mijë të rinj më pak

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut për 42%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë