RRITJA E ÇMIMEVE – Qytetarët mezi e kalojnë muajin

    ABUZIMET ME LIGJIN: INSPEKTORËT KONTROLLE NË MARKETE

    Inspektorët në disa dyer të marketeve kanë vendosur plomba të kuqe, pasi që po bëjnë kontrolle pasi hyri në fuqi masa për heqjen e TVSH-së. Në disa markete janë ngjitur njoftime se po bëhet regjistrimi.

    “Drejtoria e të Hyrave Publike po bën kontrolle në disa markete në vend. Kjo përshkak se disa qytetarë u ankuan se produktet bazë po shiten me TVSH të llogaritur dhe disa produkte janë të limituara”.

    E çmimet e produkteve themelore janë shtrenjtuar. Një buk prej 900 gramëve kushton 36 denarë apo 59 cent, vaji 100 denarë apo 1.63 euro, 1 kg miell 38 denarë apo 0.62 euro, sheqeri – 40 denarë apo 0.65 euro, një tabllo vezë 260 denarë apo 4.3 euro.

    Shporta e konsumit është 36.146 denarë apo 585.13 euro, ndërsa paga minimale është 18.000 denarë apo 293 euro. E për këtë qytetarët mezi kalojnë muajin.

    “Të gjitha sendet janë shtrenjtuar, mjerë populli, çfarë të bëjmë.

    Si ja dilni ju qytetarë?

    Mos t’I kishim pasur ata të jashtit, në katastrofë jemi. Shyqyr Zotit kemi disa familijarë jashtë edhe na ndihmojnë.

    “Janë shtrenjtuar mjaftë.

    Si ja dilni ju?

    Mezi kalojmë muajin.

    A mund t’i bleni të gjitha gjësëndet?

    Po dhe jo, ashtu”.
    “Mos pyetni. Kanë hyp çmimet deri në qiell”.

    Mbrëmë u rrit çmimi i dizelit. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshuan, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT u rrit për 4,00 den/litër, apo ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri u rrit për 2,50 den/litër.

    EUROSUPER BS – 95 79,00 (denarë/litër) apo 1.28 euro

    EUROSUPER BS – 98 81,00 (denarë/litër) apo 1.32 euro

    EURODIZEL BS (D-E V) 81,00 (denarë/litër) apo 1.32 euro

    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,00 (denarë/litër) apo 1.27 euro

    Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,031 %, te nafta për 4,672 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,823 % dhe te mazuti për 1,989% . /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Kërkohet shfuqizimi i të gjitha masave kundër Covid-19

    Lajmi i rradhës

    NATO ia zgjat mandatin Stoltenbergut për shkak të luftës së Rusisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë