Kërkohet shfuqizimi i të gjitha masave kundër Covid-19

    Situata me virusin korona po qetësohet. Kryetarja e mjekëve amë Lilija Çollakova-Dervishova tregon se nëpër ambulanca nuk ka më pacientë që presin për kontrolle ose kërkojnë termine për testim për Covid-19. As unë as kolegët nuk kemi asnjë pacientë për të anketuar, shton ajo.

    “Po mund të them se me të vërtetë situata është e qetë, vendet e pritjes janë bosh. Është qetë, më shumë kemi telefonata për ilaçe, terapi kronike, për termine për PCR për operacione, sepse ende është në fuqi protokolli që të testohen para operacioneve e jo sepse njerëzit janë të sëmurë, megjithatë mendoj se edhe kjo duhet të hiqet, sepse shpesh herë personat pa simptoma rezultojnë pozitivë dhe u shtyhen operacionet e kështu me radhë”, deklaron Lilija Çpllakova Dervishova, kryetare e mjekëve amë.

    Për shkak të situatës së qetë mjekja vlerëson se duhet të shfuqizohen të gjitha masat. Është qesharake të mos ju kërkojnë certifikatë të vaksinimit kur hyni në qendër tregtare, ndërsa kur uleni për kafe po, shprehet ajo.

    “Tanimë moti është i nxehtë, pamë se edhe njerëz që janë vaksinuar sërisht janë infektuar, vlerësoj se duhet të kthehen punët në normalitet. Është qesharake që ju të hyni në qendër tregtare ndërsa në restorant nuk mundeni, aty ku duhet të hani e ta hiqni maskën. Tashmë ata që janë të infektuar është rritur vetëdija, me të vërtetë janë të kujdesshëm, distancohen dhe kështu”, tha Çollakova Dervishova.

    Në nivel ditor janë rreth 300 raste të reja të të infektuarve me Covid-19, me çka Ministri i Shëndetësisë tha se vendi ndodhet në zonën e gjelbër, por megjithatë është herët që të shfuqizohet masa për bartjen e maskave në mjedise të mbyllura. Sipas statistikave të fundit komunat me më shumë raste aktive janë Shkupi me 1.118 të infektuar, Manastiri 141, Prilepi me 130 dhe Kavadari 90, ndërkaq Dojrani është komuna e vetme me zero raste aktive apo asnjë të infektuar. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    A mund të jetë Maqedonia imune nga rritja e vazhdueshme e çmimeve?

    Lajmi i rradhës

    RRITJA E ÇMIMEVE – Qytetarët mezi e kalojnë muajin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë