Rritja e çmimeve revolton qytetarët: Kemi Qeveri të korruptuar, të ikë sa më parë

    Fotografia: Nistori

    Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, por edhe e energjisë elektrike si dhe shërbimeve tjera ka revoltuar qytetarët të cilët thonë se mezi po arrijnë të mbijetojnë më pagat që marrin. Ata janë të pakënaqur me masat që ka ndërmarrë qeveria duke e akuzuar për korrupsion dhe pasurimin e zyrtarëve saj në kurriz të qytetarëve.

    “Unë nuk kam parë asgjë, rrymën 9 000 denarë e paguaj në shtëpi a nuk kalli asgjë veç me drita. Për ushqime shumë para shkojnë. Hyn në shitore me 600 denarë asgjë nuk blen, dy bukë dy kuti cigare dhe asgjë. Ata xhepat e vet i mbushin për neve nuk mendon askush”.

    “Nuk ka dallim për shkak se çmimet janë rritur tej mase, vaji 150 a 160 denarë, 500 denarë katër litra, shtrenjtësi e madhe sa me thënë që dhamë diçka”.

    “Politikanët duhet ta vënë gishtin në kokë dhe ta mendojnë se ky vend është i yni dhe duhet për të gjithë të ketë jetë, e jo vetëm për ata dhe për xhepin e tyre”.

    “Kush ndihmon? Qeveria? Po a Qeveri është kjo pash Zotin? Krim pas krimi dhe ndihmon, kujt i ndihmon, kur pas tatimpaguesve i kthen prapa. Të gjithë janë analfabet, të korruptuar, çka tjetër të them për Qeverinë, është për askund, pse nuk shkon”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    SAShK-u nuk heq dorë nga kërkesa për rritje të pagave

    Lajmi i rradhës

    Avokati i Popullit vazhdon të pranojë ankesa për keqpërdorimin e të drejtës për përkatësinë etnike me qëllim të punësimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë