SAShK-u nuk heq dorë nga kërkesa për rritje të pagave

    Sindikata e Arsimit dhe Shkencës mbetet në pritje nëse Qeveria do të ndryshojë mendje për rritjen e pagave në arsim dhe kopshte, fillimisht për 18.4 %. Nga SASHK siç thanë se nuk heqin dorë nga qëndrimet tashmë të marra, rritje të pagave dhe zbatim të marrëveshjes kolektive ndërsa më 11 prill edhe nisje të grevës së përgjithshme. Takimi i fundit në Ministrinë e Financave ishte zhgënjyes për SASHK-un.

    “Fatkeqësisht, asnjë përqindje, asnjë shifër nuk u paraqit në tavolinë dhe më duhet të them se dolëm të zhgënjyer që nuk kemi çfarë t’i përcjellim publikut dhe anëtarësisë. Natyrisht që nuk po merret seriozisht se do të ketë grevë të përgjithshme më 11 prill, e cila mund të ketë pasoja shumë të rënda për të gjithë, mund të tërheq edhe veprimtari tjera të cilat do të marrin guximin dhe do të futen në grevë. Për ne është e pakuptimtë kjo sjellje e injorimit të kërkesave tona”, tha Jakim Nedelkov, kryetari SASHK-ut.

    Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme nuk dëshirojnë të komentojnë grevën e përgjithshme të paralajmëruar nga SASHK-u por thonë se duhet të gjendet mënyra e sigurimit të procesit mësimor.

    “Nuk dëshirojmë të komentojmë grevën e paralajmëruar të SASHK-ut, por duhet thënë se e drejta në arsim është e garantuar me Kushtetutë. Shteti, siç di dhe mundet, duhet të sigurojë për të gjithë nxënësit proces mësimor, pa ndërprerje”, u shpreh Lluka Paviqeviq, kryetar i UNSHM-së.

    Ndërkohë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale tha se greva është e drejtë legjitime e çdo kujt por procesi i kujdesit ndaj fëmijëve nuk guxon të ndërpritet. Madje, ajo shtoi se nëse edukatoret refuzojnë t’i pranojnë fëmijët në çerdhe, Ligji për mbrojtjen e fëmijëve parasheh dënime. Në këtë rast, ministrja e punës sociale kërkoi të sigurohet zëvendësim për punonjësit që do të mbajnë grevë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ende asnjë provë në Prokurori për disa zyrtarë që kanë punuar kundër arritjes së marrëveshjes me Sofjen

    Lajmi i rradhës

    Rritja e çmimeve revolton qytetarët: Kemi Qeveri të korruptuar, të ikë sa më parë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë