“Rrjetet sociale shkaktarë të dhunës në familje”

    “Rrjetet sociale janë gjithnjë e më tepër shkaktues të dhunës në familje. Kjo shkon gjithnjë duke u rritur ndërkohë që lajmërimet në organet e rendit janë gjithnjë e më të vogla. Por, edhe kur ka lajmërime në organet e rendit marrjet e masave janë të pakta, thotë hulumtimi i kryer nga profesori universitar Bashkim Selmani”.

    Një pjesë e studentëve thonë se raste të këtilla ka gjithnjë e më shumë, më së shpeshti, viktima janë gjinia femërore.

    “Rastet janë shtuar shumë e pamë edhe rastin e fundit në Shqipëri, por ajo që na pengon është se adoleshentët i frikësohen publikimit të tyre edhe pse duhet menjëherë të lajmërohen në familje dhe në polici që të dënohen kryerësit e veprave. Dhe fatkeqësisht femrat janë më të prekura nga këto raste”, deklaroi një studente.

    “Mendoj se rrjetet sociale ndikojnë shumë tek njerëzit sidomos tek adoleshentet që nuk i mendojnë pasojat apo atë çka ndodh më pas. Duhet të mendojnë më shumë se çka postojnë me çka merren çfarë publikojnë sepse ndoshta jo jeta e tyre por jeta e dikujt tjetër mund të shkatërrohet nga ndonjë postim”, tha një tjetër studente.

    Psikologja Suzana Jonuzi këshillon që këto raste të bisedohen fillimisht në familje, por edhe te psikologët dhe organet e rendit.

    “Rastet nuk duhet heshtur sigurisht. Në fillim si prindër duhet të shohim se çka mund të bëjmë e nëse rasti është më i rëndë duhet drejtuar tek organet e rendit. Nëse rastet ndodhin në shkollë duhet të komunikohet në trekëndëshin prind-shkollë-nxënës, e nëse është ekstrem duhet drejtuar policisë. Agresori nëse e sheh se nuk ndërmerret asgjë vazhdon me këtë dhe do e dëmtoj edhe më shumë shëndetin mental tek fëmijët tanë”, u shpreh Suzana Jonuzi. Psikologe.

    Por, ku qëndron faji për shtimin e këtyre rasteve. Si pikë e parë është mos paraqitja e tyre në organet e rendit, ndërsa vendin e dytë e zë gjyqësori, i cili shumë pak merr masa në drejtim të zgjidhjes së dhunës në familje thotë profesori universitar Bashkim Selmani, i cili, së fundmi bëri edhe hulumtimin mbi Dhunën në familje si pasojë e celularit dhe rrjeteve sociale.

    “Fatkeqësisht mbi 63 për qind i të anketuarve nuk u besojnë institucioneve, sepse edhe ata që e kanë denoncuar dhunën pra 168 raste brenda regjionit të Pollogut, prej tyre nuk ka pasur asnjë vendim gjyqësor që është shqiptuar masa e dënimit dhe kjo është shumë e dëmshme dhe mesazh shumë i keq për qytetarët. Sepse ka ndodhur kur proceset gjyqësore kanë anuluar gjendjen faktike dhe kanë mbuluar autorin e krimeve”, deklaroi Bashkim Selmani, Prof. Universitar.

    Sipas të dhënave të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, vetëm gjatë vitit të shkuar, në SPB janë lajmëruar 132 raste të dhunës në familje, ku më shumë se gjysma e këtyre rasteve kanë pasur të bëjnë edhe me lëndime trupore si pasojë e dhunës së paraqitur. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Për intelektualët…

    Lajmi i rradhës

    VMRO-ja kërkon miratimin e ligjit për zgjatjen e afatit të pasaportave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë