Rrjeti tregtar në RMV shfrytëzon praninë e mërgimtarëve

    Ardhja e mërgimtarëve në Dibër është një kënaqësi e madhe. Ata mbushën familjet, rrugët dhe objektet afariste. Gëzimi është i madh për të gjithë dibranët meqë takohen me gjakun e tyre. Por, deri sa përshëndetja e mërgimtarëve është me respekt të madh, rrjeti tregtar dibran ka shfrytëzuar prezencën e tyre, rritjen drastike të çmimeve. Çmimet janë rritur si në butiqet, shitoret për ushqime, si dhe në objektet shërbyese siç janë kafeteritë, restorantet, byrektoret, ëmbëltoret, etj. Është një rritje e cila ka shkaktuar shumë shqetësime mes qytetarëve meqë vjen pas rritjeve që shkaktoi nga kriza ekonomike. Prandaj me të drejtë revolti i dibranëve ndaj rrjetit tregtar dhe shërbyes është i madh.

    Për këtë dukuri debatohet pothuajse çdo vit. Çmimet janë marramendëse. Anketuam në lidhje me këtë çështje banor të Dibrës, banor të fshatrave por edhe mërgimtar. Të gjithë janë të revoltuar me plot të drejtë. Në butiqet e Dibrës veshjet për femrat dhe meshkuj janë rritur thuajse për 30 për qind. Banorët e interesuar blejnë por edhe reagojnë. Në lidhje me çmimet disa të anketuar qytetar të Dibrës thonë se kurrë nuk ka qenë më shtrenjtë gardëroba në butiqe. Sipas tyre në rrjetin tregtar shfrytëzohet me të madhe prezenca e mërgimtarëve. Ata thonë se është bërë zhvlerësim i parave dhe nëpërmjet rritjes së çmimeve faktikisht pasurohen pronarët të shitoreve në fjalë.

    Në rrjetin tregtar për prodhime ushqimore dhe prodhime të tjera poashtu rritja e çmimeve është e madhe. Biseduam me dy mërgimtar njëri nga Amerika e tjetri nga Zvicra. Ata thonë se një litër vaj në Dibër është më shtrenjtë se sa në SHBA dhe në Zvicër. Po sipas tyre çmimet në Maqedoninë e Veriut kalojnë lartësinë e çmimeve nga vendet ku ata kanë ardhur. Anketuam edhe disa banor të fshatrave të Dibër të cilët në Dibër kishin ardhur për tu relaksuar së bashku me mërgimtarë të afërm të tyre. Ata thonë se kanë qenë të çuditur për çmimet që kanë paguar në një nga piceritë e Dibrës. Një pice ka arrit çmimin mbi 400 denarë. Poashtu çmimet e pijeve si ata alkoolike dhe ata jo alkoolike kalojnë 100 denarësëshin. Njëri nga të anketuarit i cili jeton në fshatin Otishan thotë se ka patur rritje të çmimeve për shkak të krizës. Por sipas tij këta rritje janë mbi rritjet të krizës. Keqpërdoret prezenca e mërgimtarëve, shton ai. Rritje të çmimit ka edhe nëpër mishtoret e Dibrës, por edhe në shitoret të arit. Interesimi i madh për të blerë stoli ari ka sjell një rritje të dukshme të çmimeve, thotë një mërgimtar i cili jeton në Itali. Ai thotë se ka patur dasmë tek vëllai i tij dhe është befasuar nga çmimet të stolive të arit. Këtu më vije më shtrenjtë se sa në Itali, thotë ai.

    Dasmat e shumta sidomos kanë rritur çmimet të shërbimeve në sallonet e ondulimit. Frizeret dibrane kanë tepër punë por tani paguajnë çmime mbi 50 për qind më të larta për shërbimet që ua ofrojnë femrave. Një dibrane e cila ka patur një gëzim familjar dhe ka bërë rregullimin e flokëve, thotë se ka paguar 1500 denar për shërbim për të cilin më par ka paguar vetën 700 denar. Ajo thotë se edhe frizeret e kanë kaluar normat dhe shfrytëzojnë numrin e madh të dasmave. Pritet me radhë edhe tek salloni për zbukurime të makijazhit. Edhe atje ka çmime më të larta se dy muaj më parë. Këto ditë përplot punë kanë edhe rrobaqepësit të cilët kryesisht merren me riparime të fustaneve dhe rrobave. Edhe atje ka një rritje mbi 50 për qind të shërbimeve. Çmimet marramendëse për dibranët nuk do zgjasin shumë. Me gushtin përfundon edhe prezenca e mërgimtarëve dhe pa ata rëndë se dibranët që mbesin në vendlindje mund t’i përballojnë këta çmime. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “Ju lutem prisni! Të gjithë operatorët janë të zënë” / Pritje të gjata për dokumentet me emrin e ri të shtetit

    Lajmi i rradhës

    Parti për çdo mëhallë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë