Rryma në Maqedoni do të shtrenjtohet sërish!

    Do të ketë rritje të re të çmimit të energjisë elektrike, por do të bëjmë gjithçka që qytetarët mos  ta ndjejnë, tha kreu i EMV-së Vasko Kovaçeski. Për momentin po bëhen përllogaritjet për çmimin e energjisë elektrike që do ta shesë kompania EVN Home nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të këtij viti. Po bëhet analiza të mundësive për uljen e shpenzimeve të kompanisë për 15% shtesë dhe për rritjen e prodhimtarisë për 20% shtesë.

    “Ne do të arrijmë çmime më të ulëta që në fund t’i japim mundësi EVN HOME që t’i kërkojë rregullatorit një çmim i cili do të jetë me rritje të butë të çmimit për qytetarët dhe ne si kompani edhe një herë do të dëshmojmë se jemi kompani me përgjegjësi shoqërore me qëllim që qytetarët ta mos e ndjejnë në mënyrë të konsiderueshme rritjen e çmimit të energjisë elektrike”- deklaroi Vasko Kovaçevski, drejtor i përgjithshëm i EMV-së.

    Nga VMRO-DPMNE thonë se në periudhën prej 2019 deri në 2021 gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, Maqedonia ka prodhuar për një milion megavat për orë, më pak energji elektrike.  Sipas Aleksandar Nikollovskit faturat e qytetarëve janë shtrenjtuar për 10% ndërsa me shumë gjasa se do të rriten edhe për 30% shtesë.

    Ai në intervistë për Radio Evropa e Lirë shtoi se  për kompanitë, komunat dhe institucionet rryma është  shtrenjtuar për 500-600%”,

    “Qytetarët duhet të dinë se kompanitë ku punojnë tashmë paguajnë 5 ose 6 herë më shumë për energji elektrike dhe është çështje kohe se kur do të vendosin çelës në derë dhe do të mbyllin, për shkak se nuk do të mund t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe punëtorët do të mbeten në rrugë”- pohoi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

    Nga EMV-ja sigurojnë se janë të gatshëm që gjatë gjysmëvjetorit të dytë të prodhohen sasitë e nevojshme të energjisë elektrike dhe shpresojnë se goditja ndaj ministrive do të zbutet , veçanërisht ndaj ministrisë për punë dhe politikë sociale ku përfshihen çerdhet dhe MASH-it ku përfshihen shkollat.

    Lajmi Paraprak

    Shkuan në ekskursion, nxënësit e shkollës “Faik Konica” nga Prishtina dëmtuan shpellën e Kusarit në Gjakovë

    Lajmi i rradhës

    MËSIMI ONLINE DHE SFIDAT E MATURANTËVE NË TETOVË (VIDEO)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë