Ruzhin: Nuk besoj të zgjidhet deri në dhjetor kontesti mes Shkupit dhe Sofjes

    Pas krizave të njëpasnjëshme të brendshme në Bullgari për shkak të pamundësisë për të krijuar qeveri politike atje, gjasat për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes deri në fund të vitit siç pohojnë politikanët vendor,  janë shumë të vogla, thotë ish ambasadori Nano Ruzhin. Sipas tij, tashmë sytë duhet kthyer kah Franca e cila do ta merr presidencën me BE-në nga 1 janari, dhe ku  tani për tani, ka disponim më të mirë për ta theksuar zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në politikat e Bashkimit Europain.

    “Për fat të keq unë jam më tepër pesimist. Mendoj se tërë vëmendjen duhet ta kthejmë kah Franca të cilën njëjtë e presin zgjedhjet presidencale. Ka mundësi Makron me një aksion  të fuqishëm politike ta zgjidh problemin. Gjithashtu është i nevojshëm kontakti me Sofjen dhe para së gjtihash  duhet edhe ajo energji elektrike evropiane, energji që siç tha Edi Rama,  nuk do të lejojë që ndonjëri nga themeluesit e BE-së të rrotullohet në varr. Pra presim fitore të vlerave evropiane.”, tha Nano Ruzhin, ish ambasador.Maqedonia e Veriut do të jetë në axhendën e  samiteve  të BE-së edhe në tetor edhe në dhjetor, dhe këtë  ka konfirmuar eëdhe kryetari I KE-së Sharl Mishel. Por mungesa e qeverisë politike bullgare  para 6 tetorit kur mbahet samiti, shuan shpresat për zgjidhej në afat të afërt. Dhjetori është një shkëndijë e vogël për të besuar në miratimin e kornizës negociuese të vendeve të BE-së për fillimin e bisedimeve mes Brukselit dhe Shkupit./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 91 mijë qytetarë janë regjistruar për 12 orë

    Lajmi i rradhës

    Punime në rrugën lokale Strimnicë-Falisht | Komuna e Zhelinës u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzohen rrugët alternative

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë