Sa milionerë ka BDI? | Fatmir Limani: Do të publikoj dëshmi, 80% e strukturave të BDI-së janë pasuruar nga pushteti

    Fatmir Limani, i cili javë më parë zyrtarizoi aderimin nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Lëvizjen Besa, në ClickPlus në TV21 zbuloi se para se të merrte këtë vendim ka qenë në bisedime edhe me Aleancën për Shqiptarët, përcjell Nistori.

    Thotë se disa herë është takuar me sekretarin e përgjithshëm të ASh-së, Arben Taravari dhe kreun e kësaj partie, Ziadin Sela.

    “Realisht thënë unë kam takuar për dy muaj resht bisedime edhe me përfaqësues të Aleancës, por edhe me të Besës. Jam takuar disa herë me Taravarin, por edhe me zotëri Selën, por jam takuar disa herë edhe me përfaqësues të Lëvizjes Besa. Arsyet se pse nuk jam bërë bashkë me Aleancën, nuk është në, por janë të shumta. Do t’i përmend disa: një prej arsyeve ishte edhe zgjedhjet kuvendore – partiake të cilat i kanë ata tani në ASh dhe në Kërçovë kanë qenë më tepër të etabluar më shumë se sa Lëvizja Besa. Nuk kam pretenduar që të hy në një subjekt politik për të shkaktuar përçarje, ndërkohë që në rast se unë do të hyja aty, atëherë vetvetiu do të shkaktoja përçarje”, tha Limani.

    “Ne një ditë do të bashkohemi. Më mirë është të bashkohemi si dy subjekte politike. Është dëshirë dhe bindje e imja. Nëse ne nuk arrijmë të bashkohemi si parti opozitare, numri i të rinjve që ikin nga ky vend për momentin, është shumë i vogël” – kështu u shpreh mes të tjerash Limani.

    Ai thekson se, nëse Besa dhe ASh nuk bashkohen me lista të përbashkëta, atëherë i bie se ndonjëra nga ato është fraksion i BDI-së.

    “Nëse Besa nuk është e pajtimit, atëherë i bie se Besa është fraksion i BDI-së…. Nëse del ASh dhe thotë se jemi për lista të përbashkëta me Besën dhe del Besa, ne, themi – ne sjemi, atëherë logjika është se ne jemi fraksion i BDI-së”, tha Limani duke shtuar se nuk ka logjikë se pse mos të bashkohen me opozitën.

    Fatmir Limani ka një lutje për Hazbi Likën, Musa Xhaferin dhe Sadulla Durakun

    Dikur bashkëpartiakë, tani Fatmir Limani në Lëvizjen Besa e kurse Hazbi Lika, Musa Xhaferi dhe Sadulla Duraku jo aktiv në politikë.

    Limani për tre të fundit pretendon se gjithashtu, si ai, kanë pakënaqësi ndaj politikave që udhëhiqen për momentin në BDI.

    Për këtë Limani i luti që të tre të shprehin pakënaqësitë publikisht.

    “Do t’i kisha lutur si burra të mirë, të vinë këtu dhe të prononcohen nëse me të vërtetë e duan të ardhmen e këtij vendi dhe nëse i duan pasardhësit e tyre”, tha Limani.

    Limani: Ka shumë milionerë në BDI

    Limani deklaron se “prej te kryetari i partisë (BDI-së e deri te i fundit…” janë pasuruar nga pushteti.

    Për të dëshmuar këtë ai premton se do të realizojë dëshmi të cilat do të publikojë.

    “Deri sa t’i bëj filmimet, nuk do t’i them. Do të vij këtu, me kërkesën time dhe do t’i bëj publike. Ku do janë… Por ju mendoni se ata për kot e bëjnë këtë luftë (për të qëndruar në pushtet)… Kur do t’i bëj publike filmimet, do të ketë bazament”, tha Limani.

    I pyetur se a ka milionerë në BDI?

    “Ka more si nuk ka. Ka shumë! 80% e strukturës”, tha më tej Limani.

     

    Lajmi Paraprak

    Aktivisti Jane Velkovski me fjalim motivues në TED: Unë mund ta ndihmoj shokun tim në matematikë, ndërsa ai mund të më ndihmojë me çantën time të shkollës

    Lajmi i rradhës

    Pse sillet Putini si shantazhues?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë