Sali: Ulja e dënimit për abuzuesit seksual është tradhti e vetë drejtësisë

    Nënkryetari i partisë Alternativa, Bekim Sali ka reaguar për Ligjin që përcakton uljen e dënimeve, gjegjësisht Kodin i ri Penal do t’i dënojë më pak personat që abuzojnë seksualisht me fëmijët nën moshën 14 vjeçare. Sipas tij, ulja e dënimeve për ata që dëmtojnë më të pambrojturit mes nesh, fëmijët, është një tradhti e vetë drejtësisë, përcjell Nistori.

    “Në një botë ku drejtësia duhet të mbizotërojë, është dëshpëruese të konstatosh amoralitetin  politik të pushtetit. Sot, ne një zëshëm jemi kundër njollës së errët mbi të drejtat e njeriut, që ky koalicion qeveritar, LSDM, BDI dhe ASH, pa pikë turpi e morali e bën me çmenduri. Ulja e dënimeve për ata që dëmtojnë më të pambrojturit mes nesh, fëmijët, është një tradhti e vetë drejtësisë. Një pushtet i tillë politikisht vetëm mund të quhet ultra i pamoralshëm. Kjo nuk ju kalon dhe përgjegjësi për këtë do të jipni!”, shkruan Sali në Facebook.

    Ndërkaq, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në Facebook ka demantuar akuzat e opozitës, ku thuhet se Kodi i ri Penal do t’i dënojë më pak personat që abuzojnë seksualisht me fëmijët nën moshën 14 vjeçare. Sipas Llogës, ligji në fjalë është propozuar në 2021 kur në Qeveri ka qenë Lëvizja Besa me Izet Mexhitin dhe ka vazhduar përsëri me Izet Mexhitin dhe me Alternativën përsëri në Qeveri 2022/2023 dhe është votuar në Kuvend në kohën kur ai nuk ka udhëheqë me Ministrinë e Drejtësisë.

    “Ligji në fjalë është propozuar në 2021 kur në Qeveri ka qenë Levizja Besa me Izet Mexhitin dhe ka vazhduar përsëri me Izet Mexhitin dhe me Alternativën përsëri në Qeveri 2022/2023 dhe është votuar në Kuvend në kohën kur unë nuk kam udhëheq me Ministrinë e Drejtësisë. Në lexim të parë arritëm të gjejm materialet se kanë votuar PËR: Izet Mexhiti, Kastriot Rexhepi, Fadil Zendeli, Hysni Ismaili etj. Me përgjegjsin me të lartë morale, penale dhe materiale demantoj pretendimet e juaja dhe se gjysëm e verteta nuk i bën nder askujt, përkundrazi dëmton të vërtetën”, shkruan Lloga.

    Ndër të tjera, ai shton se ngritja e këtyre temave nga amatorë partiakë në studio televizive pa marrë qëndrime të ekspertëve të fushës jo vetëm se e dëmton kauzën dhe luftën kundër pedofilisë, por i sjellë huti dhe pasiguri opinionit të gjërë.

    Neni 188 i Kodit Penal do të dënojë personat që abuzojnë seksualisht më fëmijët e mitur me të paktën 8 vite burg. Kjo masë paraprakisht ishte për 50 për qind më e lartë, përkatësisht 12 vite burg.

    Dispozitat lehtësojnë edhe dënimet për abuzuesit që veprën e kryejnë duke lënë për pasojë lëndime trupore ose akti i tyre shkakton vdekje tek viktimat e abuzimit, masë kjo e cila në Kodin e vjetër parashikon të paktën 15 vite burg deri në burg të përjetshëm.

    Dispozitat e reja bien ndeshë me Konventën mbi të drejtat e fëmijës miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit 1989.

    “Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese”, thuhet në nenin 3 të kësaj konvente. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Dënimet për pedofilët u ulën kur Besa, Alternativa dhe Mexhiti ishin në Qeveri”, kështu Lloga i demanton akuzat e opozitës

    Lajmi i rradhës

    Shqipja e kërcënuar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë