Meremetimi i gropave në Tetovë, “arnime” që mbajnë 15 ditë

    Fotografi ilustruese

    Në Tetovë filloi riparimi i gropave nëpër rrugë. Siç mund të shihet në pamje asfalti i ri shtrohet pa mos u hapur asfalti i dëmtuar. Sipas ekspertit të komunikacionit Blerim Neimi, kjo mënyrë është e gabuar.

    “Kur kemi gropa më të mëdha apo plasaritje më të mëdha këtu bëhet prerja e asfaltit deri në vendin ku eliminohet tërësisht dëmtimi. Asfalti lyhet me materialin që quhet emulsion ose material ku përfshihet baza e asfaltit që janë materiale të naftës edhe bëhet riparimi gropave ose plasaritjeve më të mëdha”, thotë Blerim Neimi – profesor i komunikacionit.

    Edhe kalimtarët e rastit të cilët u pyetën thonë se këto arnime nuk do qëndrojnë shumë.

    “Nuk është mirë kështu. Duhet që të behët siç duhet, të pritet asfalti dhe të bëhet si duhet. Mendon se do qëndrojë kështu? Nuk mund të mbajë. Shumë shpejtë do prishet”.

    “Shumë mirë punon komuna kur do. A kur nuk do i bën kështu me arnime. Mendon se do mbajë kështu kjo? Po do mbajë nja 15 ditë mendoj se do mbajë”.

    Ndryshe më 10 qershor të këtij viti Komuna e Tetovës nënshkroi tender për riparimin e gropave dhe rrugëve të qytetit të Tetovës me vlerë prej 18 milionë denarë, apo rreth 300 mijë euro./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Në mesin e migrantëve në RMV edhe fëmijë pa prindër

    Lajmi i rradhës

    Përsëri anulohet seanca gjyqësore për spitalin modular, Besimi: Mezi pres të dëshmojë pafajësinë time të pakontestueshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë