Përsëri anulohet seanca gjyqësore për spitalin modular, Besimi: Mezi pres të dëshmojë pafajësinë time të pakontestueshme

    Është anuluar seanca e tretë gjyqësore për tragjedinë në spitalin modular, sepse mungonte avokati i të akuzuarit Boban Vuçeski, ndërsa gjykatësi që udhëheq lëndën, Jordan Velkovski e paralajmëroi të akuzuarin Vuçevski, se seanca e ardhshme do të zhvillohet pa avokatin e tij, nëse një gjë e këtillë përsëritet, shkruan Nistori.

    Pas mbarimit të seancës pritej të prononcoheshin të akuzuarit, por mjeku Vuçeski dhe ish-drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës, Artan Etemi u larguan me shpejtësi nga mediat. Ndërkohë, Besimi tha se mezi pret të fillojë gjykimi dhe të dëshmojë pafajësinë e tij.

    “Mua nuk më mbetet asgjë tjetër, përveç se atë që e kam thënë më herët, dëshira ime e vetme është që ky proces të filloj sa më shpejtë, që të më jepet mundësia të dëshmoj pafajësinë time të pakontestueshme në procesin gjyqësor dhe për atë të njoftohet edhe opinioni publik”, deklaroi Florin Besimi.

    Seanca e ardhshme u caktua më 7 dhjetor 2022 në ora 10:00. Kjo është seanca e tretë që anulohet, sepse dy të akuzuarit Boban Vuçevski (mjek) dhe Artan Etemi (ish-drejtor ekonomik i Spitalit të Tetovës), nuk ishin të njohur se duhej të kishin avokat mbrojtës.

    Piramida e përgjegjësisë nga ana e organit të akuzës është ndarë në përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë. /Nistori/

    I dyshuarPozita deri në ditën e tragjedisëPërgjegjësiaAkuza
    F.BDrejtor i Spitalit të Qytetit në TetovëJo i drejtpërdrejtë288,4 dhe 292, 4
    A.EDrejtor Ekonomik i Spitalit në TetovëJo i drejtpërdrejtë288,4 dhe 292, 4
    B.VPërgjegjës i Spitalit Modular në TetovëI drejtpërdrejtë206, 2
    Lajmi Paraprak

    Meremetimi i gropave në Tetovë, “arnime” që mbajnë 15 ditë

    Lajmi i rradhës

    Grida Duma, largohet nga politika – dorëzon mandatin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë