SAShK – Qeveri | Shaqiri: Pavarësisht epilogut, procesi mësimor nuk guxon të ndërpritet

    Riaktivizimi i grevës në arsim do të varet nga rezultatet e Marrëveshjes paqësore dhe me ndërmjetësues që pritet të përmbyllet fillimin e javës që vjen. Pas raundit të ri të bisedimeve, kreu i SASHK-ut Nedellkov tha se ka përparim për marrëveshjen kolektive.

    “Ato duhet të nënshkruhen në periudhën nga 1 deri më 31 shtator. Ka disa probleme teknike për të cilat duhet të fillojë viti shkollor për të zbatuar ato dispozita të kolektivit. Sa i përket rritjes së pagave, ka pasur edhe disa propozime tona si dhe në çfarë përqindje të rriten pagat. Megjithatë, ne i drejtohemi sërish Ministrisë së Financave për analiza dhe kontroll se sa para do të nevojiten dhe në fund për një metodologji të re për krijimin e pagave në të cilat do të inkorporohen normat e inflacionit, rritja e pagës minimale etj”, tha Jakim Nedellkov, Kryetar i SASHK-ut

    Por ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se pavarësisht epilogut, procesi edukativo arsimor nuk guxon sërish të ndërpritet. Ai shtoi se përfundimin me kohë i vitit shkollor për arsimin fillor do varet nga raportet e punës që do të dorëzojnë drejtorët e shkollave dhe mendimi nga Byroja për zhvillimin e arsimit.

    “Nëse ka mundësi që gjithçka të përmbyllet dhe të realizohet brenda këtij viti shkollor, sepse kemi të bëjmë vetëm me klasën e nëntë e cila vazhdon në arsimin e mesëm, por me klasat tjera mund të shohim mundësinë që diçka të plotësohet dhe gjatë realizimit të programit vitin tjetër”, tha Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit dhe Shkencës

    Drejtuesit e Sindikatës dje takuan edhe ministren e punës dhe politikës sociale, e cila ishte e prerë se punonjësit në çerdhe që ishin në grevë nuk do të marrin të plota pagat për muajin prill. Ajo shtoi se po kërkohet zgjidhje ligjore që mëditjet e papaguara t’u komepenzohen muajve të ardhshëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çmimi i energjisë elektrike është i lartë, do të shkatërrohemi

    Lajmi i rradhës

    Policia izraelite sulmon bartësit e kufomës së gazetares së vrarë Shireen Abu Aqleh (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë