Sasho Mijallkov dhe të akuzuarit e tjetër lirohen nga akuza për përgjimet masive

    Gjykata Penale ndërpreu ndjekjen penale për rastin “Target-Fortesa”, gjegjësisht përgjimin masiv të qytetarëve në të cilin akuzoheshin Sasho Mijallkov, Goran Gruevski, Nadica Nikoliq, Vlladimir Varellov, Marijan Shumulikovski dhe Vasil Isakovski.

    Ndryshimet e fundit në Kodin Penal mundësuan që Mijallkov të lirohet nga vepra më e madhe për të cilën akuzohet, ndërsa tre të akuzuar do të vazhdojnë të ndiqen penalisht për shkatërrimin e aparateve për përgjim.

    Ndërhyrjen e trupit gjykues për të ndërprerë ndjekjen penale e kërkoi prokurorja e rastit, Lençe Ristovska e cila kërkesën e saj e bazoi në ndryshimet e fundit në Kodin Penal.

    “Konsideroj se ka bazë për zbatimin e dispozitave më të lehta ligjore, konkretisht ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe propozoj që gjykata të sjell vendimin e duhur. Ky vendim duhet të ketë parasysh edhe zbatimin efikas të drejtës materiale mbi vjetërsimin e ndjekjeve penale”, tha Lençe Ristovska, Prokurore.

    Target-Fortesa me vendim të Gjykatës së Apelit në fund të vitit kaluar ishte kthyer në rigjykim. Në vendimin e parë, ish kreu u Policisë Sekrete Sasho Mijalkov ishte dënuar më 12 vjet burg.

    Me katër vjet burg është dënuar ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska si dhe nga 15 vite burg për dy agjentët kundërzbulimit, Nikola Boshkovski dhe Goran Grujovski.

    Të gjitha harxhimet e ndjekjes së deritanishme penale do të shkojnë në dëm të buxhetit të shtetit. Sipas akuzës së prokurorisë, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në ish DSK-në nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur komunikimet e rreth 4.300 numrave celular, pa vendimin e duhur gjyqësor për masa të posaçme hetuese.

    Në total janë përgjuar rreth 20 mijë qytetar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Filipçe pretendon se s’ka pasur njohuri për keqpërdorimin e terapive në onkologji

    Lajmi i rradhës

    “Franca pezulloi vizat për Kosovën”, Macron: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë