Profesori universitar Sefer Tahiri në një intervistën për Alsat theksoi që rezultati i fundit zgjedhor është alarm i kuq për BDI-në dhe Ali Ahmetin për çka duhet të mbajnë përgjegjësi të gjitha strukturat partiake, përcjell Nistori.
Sipas Tahirit, BDI në këto zgjedhje është ndëshkuar me votë, pikërisht për shkak të mos ndryshimit të kuadrove.
“Bashkimi Demokratik për Integrim neve gjithë këto vite nga viti 2002 na i ofron maksimumi të themi 30 figura të cilat i rrotullon nga pozicionet ministër-deputet-drejtor-kryetar komune dhe vetëm i lëvizë të njëjtit. Mendoj që popullata këtë fakt e ka detektuar, e ka evidentuar dhe duke u nisur nga mosndryshimi apo mosfreskimi i kuadrove ka ndodh pra, një dënim me votë”, tha Sefer Tahiri.
Sa i përket VLEN-it, ai tha se ata e kanë pasur më të lehtë të fitojnë komunat që i kanë fituar, pasi kanë qenë pjesë e pushtetit qendror.
“Pushteti lokal është fituar nga partitë që kanë qenë në pushtet qendror. Kjo ka ndodhur nga viti 2005 deri në vitin 2017, kur dolën aktorë të rinj politik. Deri në atë periudhë kemi pasur “sundim” konstat të pushtetit qendror dhe atij lokal nga BDI”, tha Tahiri.
Ndërsa sa i përket reformave të paralajmëruara në BDI, ai tha se edhe nëse Ali Ahmeti jep dorëheqje, ajo nuk do të pranohet nga anëtarët e kryesisë, pasi siç theksoi, partitë janë ndërtuar rreth liderit./Nistori/






