Sejdiu: Kemi departizuar shkollat fillore dhe drejtorët nuk zgjidhen më nga kryetari i komunës, por me meritë

    Kryetari aktual i komunës së Zhelinës dhe njëherit kandidat i Lëvizjes Besa në këtë cikël zgjedhor në këtë komunë, ka deklaruar se së pari herë në këtë komunë ndërtohet pallati i kulturës dhe se shumë shpejtë do të jetë edhe qendra rinore. Ai poashtu tha se pesë rrugët të cilët janë fituar si projekt nga Banka Botërore do të ndërtohen gjatë mandatit të tij të ardhshëm, përcjell Nistori.

    “Sot në komunë të Zhelinës përzgjidhet drejtori që e meriton dhe nuk ka anëtarë të këshillit qendror nga radhët e policisë siç kishte më herët. Nga radhët e policisë në këshillin e shkollës nuk kanë se çka lypin se ata nuk janë të prirur dhe kompetentë për atë çështje. Edhe kjo është depolitizu dhe departizu. Pra shkolla sot në komunën e Zhelinës frymojnë lirshëm”, theksoi Sejdiu në emisionin “Zgjedhjet lokale 2021” në Klan M.

    Sejdiu foli për mosrealizimin e çerdhës të cilën e premtoi në mandatin e kaluar, por për shkak të problemit të pronësimit, procedurat kanë vonuar, por si projekt është fituar dhe se do të realizohet gjatë mandatit të ardhshëm. Ai foli edhe për shkollën fillore në fshatin Leshnicë, ku banorët tash e sa vite ankohen për kushtet e këqija dhe elementare, por objekti i shkollës ka filluar të ndërtohet, shtoi Sejdiu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Liga e Evropës; Rezultatet e pjesëve të para

    Lajmi i rradhës

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e katërt të fushatës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë