Taravari: Nëse kandidon Ziadin Sela për të parin e partisë, as që diskutohet kandidimi im

    Zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme sipas Arben Taravarit.

    “Unë mendoj që marsi, prilli, maji do të jenë muaj të vështira në Maqedoni. Dhe sipas asaj që e shoh nuk iu ikim dot zgjedhjeve. Unë mendoj që në qershor apo shtator”, tha Arben Taravari.

    Por edhe në zgjedhjet e ardhshme që eventualisht mund të jenë të parakohshme, Aleanca për Shqiptarët do të niset me forcat e vjetra.

    “Nëse kandidon Kryetari, as që diskutohet kandidimi im. Në qoftë se Kryetari eventualisht nuk kandidon e shqyrtojmë e shohim. Por, nuk kemi ndonjë vendim përfundimtar. Por besoni, aq e parëndësishme është kjo për neve si strukturë partiake”, u shpreh Taravari.

    Nga burime partiake Klan Macedonia mëson se Ziadin Sela tanimë ia ka kumtuar bashkëpunëtorëve më të afërt se e ka ndërmend që të kandidoj edhe për një mandat. 

    Lajmi Paraprak

    Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare: Vendi po lëviz në drejtim të gabuar

    Lajmi i rradhës

    Si të humbisni peshë duke ngrënë disa herë në ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë