Sela: e sakrifikova Strugën që Taravari të bëhet kryetar në Gostivar dhe ministër, por ai e përçau ASh-në

    Ziadin Sela / Fotografia: Nistori

    Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarë mbrëmë në Bogovinë para aktivistëve u shpreh se për Arben Taravarin ka sakrifikuar edhe Strugën që të bëhet kryetar në Gostivar dhe ministër, por ai përçau ASh, përcjell Nistori.

    “Unë kam sakrifikuar vetën time si kryetar komune dhe ja kam dhënë komunën e Gostivarit sepse duhej të gjykoja si lider për ta zgjeruar partin. Njeriun që e kam bë ministër, përsëri kam bërë kompromis me ata që më sulmuan vetëm dhe vetëm që ne të vazhdojmë ti mbajmë këto komuna. E bëra edhe kryetar partie, duke e ditur edhe gjithë lojrat që i bëri që të parandaloj këtë që na ndodhi, këtë ikje këtë përçarje të partisë…”, tha Sela.

    Sela theksoi se nga Bogovina nisi sulmi ndaj ASh-së dhe përcolli porosinë se u rikthyen dhe ASh është bashkë, më e fuqishme se asnjëherë më parë.

    “Shumë shpejt gjërat do të sqarohen, mbas 8 majit ASh do të jetë akoma më e fortë, shqiptarët do të jenë akoma më të përfaqësuar dhe akoma më të mbrojtur. Ne nuk do të lejojmë aventurier të cilët për hesape personale shesin iden, platformën dhe mundin dhe sakrificën e çdo aktivisti për interesa personale”, shtoi Sela. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    TRANSPORT TË SHPEJTË URBAN / Shkupi në pritje, Tirana e realizon

    Lajmi i rradhës

    Nëse vuani nga hemorroidet, largoni këto ushqime nga dieta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë