Sela: Kryeministri shqiptar një tjetër gënjeshtër e BDI-së

    Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, e ka quajtur të lajthitur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, në lidhje me idenë që partia e këtij të fundit ka për presidentin shqiptar.

    Sela i pyetur në “Magazina Ekonomike”, se pas asaj që BDI, e ka paralajmëruar kryeministrin shqiptar, dhe e ka fituar atë në 100 ditëshin e fundit të qeverisë, tani kërkon president shqiptar, se si e sheh ai këtë kërkesë të BDI-së, është përgjigjur shumë shkurt, duke thënë se kjo është një gënjeshtër tjetër e kësaj partie.

    “Ju lutem mos i merrni minutazh këtij emisioni shumë të rëndësishëm për qytetarët, për të komentuar lajthitjet dhe gënjeshtrat e radhës të një njeriu që po lajthit dita e ditës. Kaq do të them”, u shpreh ai.

    Lideri i ASH-së, Ziadin Sela, ka folur në lidhje me koalicionin që kanë bërë me VMRO-DPMNE-në.- Advertisements –

    Ai ka thënë se nuk ka fal njeri, dhe thotë se thjeshtë kanë bërë një bashkëpunim, duke marr shkas këtu nga rasti i 27 prillit 2017-të.

    Tutje, Sela në “Magazina Ekonomike” ka thënë se të jesh lider duhet të marrëvesh vendim dhe të përballesh me to, derisa ka theksuar se është devijuar ideologjia e 2017-ës, shkruan Alsat.

    “Unë nuk kam fal njeri, thjeshtë kemi bërë një bashkëpunim. Të jesh lider duhet të marrëvesh vendime dhe të përballesh me pasojat. Unë nuk jam nga ata kryetarët që i nxjerr njerëzit në garë dhe ua përgatis humbjen. Unë i nxjerr njerëzit në garë dhe ua përgatis terenin e fitores”, ka thënë ai./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zaev: LSDM-ja dhe Koalicioni në rrethin e parë do të fitojë 22 kryetarë komunash

    Lajmi i rradhës

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e 17-të të fushatës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë