ShGM: të lirohet gazetari Furkan Saliu, partitë politike të mos e përdorin rastin për fushatë zgjedhore

    Pasdite në rrjetet sociale dhe disa media online është publikuar një video, nga e cila shihet sesi disa pjesëtarë të njësisë speciale me uniformë të Ministrisë së Punëve të Brendshme arrestojnë një person që ndodhet në terren dhe nuk bën rezistencë. Menjëherë pas këtij njoftimi, disa tituj sensacionalistë nga mediat, të afërta me partitë politike, spekuluan me arsye të ndryshme për ndalimin e gazetarit Furkan, duke cituar gjoja burime policore, përcjell Nistori.

    ShGM-ja dhe Sindikata e Gazetarëve apelojnë që çështja të zbardhet menjëherë, të mos cenohen të drejtat e kolegut Saliu dhe të mos e përdorin partitë politike në betejat e tyre ditore politike dhe për qëllime partiake të fushatës zgjedhore.

    Pak më parë është publikuar informacioni në PortaliX, media online në të cilën Furkan Saliu është themelues dhe kryeredaktor. Redaksia e medias bën me dije se akti i sotëm i njësisë speciale ndaj gazetarit Saliu është tërësisht i dirigjuar dhe paraqet tentativë për të ushtruar presion ndaj gazetarisë së lirë të ushtruar nga PortaliX.

    Lajmi Paraprak

    Taravari – Osmanit: ke keqpërdorur pozicionin për t’i bërë argatin Serbisë

    Lajmi i rradhës

    Si të mbani në kontroll aciditetin e stomakut gjate agjerimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë