Taravari – Osmanit: ke keqpërdorur pozicionin për t’i bërë argatin Serbisë

    Taravari kundër Osmanit për Planin 9 pikësh të OSBE-së për Kosovën: Ke keqpërdorur pozicionin për t’i bërë argatin Serbisë

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari, ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në lidhje me planin 9 pikësh të OSBE-së, për Kosovën.

    Taravari shkruan se Qeveria e Kosovës ka zbuluar dje se në fakt ky plan është shkruar nga dora e Bujar Osmanit dhe jo nga ndërkombëtarët.

    “Jam i shokuar të kuptoj se Osmani, si kryesues shqiptar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozicionin e tij për t’i bërë argatin Serbisë duke bërë te vetat kërkesat e Beogradit. Plani 9 pikësh i Bujar Osmanit ka kërkuar tërheqjen e policisë speciale të Kosovës, nga territori legjitim i Kosovës. Ai ka kërkuar poashtu dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore. Dokumenti i Bujar Osmanit ka kërkuar që të mos qëndrojnë në veri ata heronj që na bënë krenarë të gjithëve në rastin e sulmit të Vuçiqit në Banjskës, ku u vra nga terroristët serbë polici dëshmor Afrim Bunjaku. Fatmirësisht mendoj, qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar planin e Bujar Osmanit, sepse po të ishte pranuar ai plan, bandat e Vuçiçit nuk do të kishin gjetur rezistencë. Na vjen të gjithëve vështirë, kur një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, siç është Bujar Osmani, mban qëndrime të tilla antikombëtare në rastin e Kosovës”, thuhet në reagimin Arben Taravarit.

    Lajmi Paraprak

    Ankesa për rritjen e çmimeve të produkteve në prag të festës së Bajramit

    Lajmi i rradhës

    ShGM: të lirohet gazetari Furkan Saliu, partitë politike të mos e përdorin rastin për fushatë zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë