Shkolla “7 Marsi” në Miletinë paralajmëron bojkot të mësimit të nxënësve të klasës së katërt

    Sot një pjesë e prindërve të nxënësve të klasës së katërt në rajonin e Tetovës nuk i lëshuan fëmijët në mësim dhe e mbajtën bojkotin e paralajmëruar. Ashtu bënë prindërit e nxënësve në shkollën fillore “7 Marsi” në Miletinë, Komuna e Bërvenicës.

    Ata janë të revoltuar që sivjet nxënësit e klasës së katërt nuk morën tekste shkollore dhe në sipas konceptit të ri duhet të mësojnë nga tekstet digjitale përmes pajisjeve elektronike.

    “Askush nuk është kundër digjitalizimit, por kërkojmë kjo të jetë mjet ndihmës. Për shpjegim. Libri të jetë mjet kryesor për mësim. Libri është libër. Arsimi është falas për të gjithë, ndërsa këtu jemi të detyruar të shtypim libra. Nuk kanë të gjithë mundësi as të shtypin libra as të blejnë tableta apo pajisje të tjera për ndjekjen e mësimit”, deklaroi Nenad Gjorgjeski, prindër dhe anëtar i këshillit shkollor në SHF “7 Marsi” në Miletinë.

    Nisma qytetare “Tekste shkollore dhe mësim duhet të ketë” e paralajmëroi bojkotin paralajmërues të mësimit.

    Lajmi Paraprak

    Masat e reja kthejnë pas udhëtarët në Qafë Thanë

    Lajmi i rradhës

    Fotografi grek sjell imazhet e pakrahasueshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë