Masat e reja kthejnë pas udhëtarët në Qafë Thanë

    Duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose tampon 48 orësh. Masat e reja që hynë në fuqi në Shqipëri nga dita e sotme janë të vlefshme edhe për fëmijë mbi 6 vjeç. Për këtë, në Qafë Thanë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer pas. Një shtetas nga Tetova me profesion mjek thotë për mediat se kjo është anormale. Ai thotë se është krim t’i bësh fëmijës test të shpejtë, kur në Maqedoni dhe çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.

    Sipas tij, ky tampon në Maqedoni kushton 2 euro, ndërsa në Qafë Thanë kompania private kërkon 25 euro. “Ky është një turp që bën shteti shqiptar”, thotë ai.

    Lajmi Paraprak

    Punime në rrugën lokale Strimnicë-Falisht | Komuna e Zhelinës u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzohen rrugët alternative

    Lajmi i rradhës

    Shkolla “7 Marsi” në Miletinë paralajmëron bojkot të mësimit të nxënësve të klasës së katërt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë