Shkollat fillore në Tetovë nuk kanë sallë sporti 

    Shkolla e re në Leshnicë, Komuna e Zhelinës

    Shumica e shkollave fillore në Tetovë nuk kanë sallë sporti. Në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës ndodhen tre shkolla edhe atë “Liria”, “Istikball” dhe “Migjeni”. Këta shkolla edhe pse kanë numër më të madh të nxënësve dhe janë ndër shkollat më të vjetra në Tetovë, megjithatë orën e edukatës fizike profesorët e zhvillojnë në sallë të vjetër dhe pa asnjë kusht elementar. Kësisoj është edhe në shkollën fillore “Liria” në Tetovë. Në një sallë të vogël e cila ka qenë e dedikuar për aktivitete kulturore e njëjta tashmë kryen funksionin e sallës për aktivitete sportive. Është improvizim i një salle sportive, thonë profesorët e edukatës fizike. “Kushtet janë shumë minimale, kemi një sallë, por kjo sallë ka qenë për aktivitete kulturore. Ne bashkë me kolegët çdo gjë kemi improvizuar që të duket si sallë e sportit. kemi vendosur rrjetën e volejbollit, kemi adaptuar edhe për basketboll, dyshemenë duhet çdo vit ta rregullojmë dhe në këto kushte mbajmë orën e edukatës fizike”, tha Bekim Osmani, profesor i edukatës fizike.

    Në anën tjetër, drejtuesit e shkollës edhe në të kaluarën edhe në këtë kohë kanë bërë kërkesa përkatëse që të ndërtohet një sallë sporti por deri më tash nuk ka asnjë përgjigje pozitive. “Ora e edukatës fizike zhvillohet në kushte të vështira. Pasi që kemi numër të madh të nxënësve, kemi nxënës edhe shqiptarë edhe maqedonas, ndonjëherë ndeshen me orën edukatës fizike, disa dalin jashtë, mirëpo disa qëndrojnë brenda, prandaj edhe ora e dukatës fizike nuk zhvillohet siç duhet.Kushtet janë shumë të vështira”, tha drejtoresha e kësaj shkolle, Mahmudie Ahmeti.

    Nga Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës thonë se pjesa dërmuese e shkollave fillore në Tetovë nuk kanë salla sportive dhe vështirësitë hasen gjatë dimrit, kur ora e edukatës fizike zhvillohet brenda. Para disa muajve në Tetovë ka qëndruar një komision i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Tetovë dhe është njohur me mungesën e sallave të sportit. “Është fakt se në shumicën e shkollave fillore të komunës së Tetovës nuk kemi salla sportive duke filluar nga shkollat qendrore siç janë shkolla “Liria”, “Istikball”, “Migjeni”, “Naim Frashëri” dhe tjerat.

    MASH çdo vit shpallë thirrje publike ku shkollat mund të aplikojnë për ndërtimin e sallave sportive. Komuna e Tetovës disa herë ka reaguar deri tek MASH sepse viteve të fundit në Tetovë, vetëm një sallë sporti është ndërtuar (në shkollën Kikish), në shkolla tjera nuk është ndërtuar asnjë sallë. Pas reagimeve tona, një grup i caktuar nga MASH ka dalur në teren për të parë gjendjen reale, por pas asaj vizite nuk kemi asnjë përgjigje”, tha Nazmi Dauti, udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës. Krahas këtyre shkollave që kanë mungesë të sallës së sportit, mungesë ka edhe shkolla fillore “Kirili dhe Metodi” dhe “Naim Frashëri”. Kohë më parë ishte paralajmëruar se sallë sporti do të ndërtohet në shkollën “Migjeni” dhe “Kikish”, por salla u ndërtua vetëm në shkollën “Kikish”, ku shumica e nxënësve ishin maqedonas, ndërsa në shkollën Migjeni, nuk ka asnjë informacion se kur do të ndërtohet. Sallë sporti të re është ndërtuar në fshatin Poroj, në Shipkovicë dhe Reçicë të madhe. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shpëtim për industritë e Kroacisë

    Lajmi i rradhës

    Trashëgimia në RMV e kanosur nga klima, apo ligji!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë