Shoqata e Gazetarëve të RMV-së – gazetarët do të votojnë për kryetarin e ri

    Mbledhja e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor do të mbahet të shtunën më 3 dhjetor në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, informojnë nga SHGM. Regjistrimi i pjesëmarrësve do të fillojë nga ora 10:00 dhe është paraparë të zgjasë deri në orën 11:00.

    Është parashikuar fjalim përshëndetës i kryetarit aktual Mlladen Çadikovski. Do të prezantohen edhe raportet për punën e shoqatës por edhe raporti financiar për vitin 2022, pas së cilës do të vijojë paraqitja e kandidatëve.

    Përveç kësaj, do të zgjedhën edhe anëtarët e Bordit Drejtues të SHGM-së, Bordit Mbikëqyrës dhe anëtarët e Gjykatës së Nderit në SHGM. Pas votimit do të publikohen rezultatet dhe do të vijojë fjalimi i kryetarit të zgjedhur.

    Përveç Çadikovskit, kandidaturë kanë dorëzuar edhe gazetarët Filjana Koka, gazetare e Radio Televizionit të Maqedonisë dhe nënkryetare aktuale e SHGM-së, por edhe Marjan Nikollovski, redaktor në televizionin “Sitel”.

    Lajmi Paraprak

    Shkollat në Çair dhe në Butel të boshatisura, klasat e ftohta dhe të papërshtatshme për mësim

    Lajmi i rradhës

    Fajon: Bosnjë-Hercegovina është jashtëzakonisht e rëndësishme, të marrë statusin e kandidatit për në BE deri në fund të vitit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë