SHPËTON EDHE MERKO | I vjetërsohen lëndët, Qeveria distancohet nga situata

    Derisa me ndryshimet në Kodin Penal, kryetarit aktual të komunës së Strugës, Ramiz Merko, i vjetërohen veprat penale, autoritetet gjyqësore dhe ekzekutive distancohen nga përgjegjësia. Menjëherë pasi Merko u shpall person i padëshiruar nga Departamenti amerikan i shtetit, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor vizituan Gjykatën Themelore në Strugë për të kontrolluar nëse dhe çfarë lëshime kanë ndodhur. Kryetari i Këshillit, Sashko Georgievski, sot zbuloi se nuk është gjetur asgjë kontestuese.

    “Nga këto raporte nuk ka pasur vërejtje të veçanta lidhur me ndikimet dhe veprimet joligjore nga ana e gjykatësve. Por, cili gjykatës do të thotë – po, unë kam qenë i ndikuar? Shiko, këta janë gjykatës dhe nëse vetë gjykatësit nuk denoncojnë ndikim, është problem për figurën e gjykatësit”, tha Sashko Georgievski – kryetar i Këshillit Gjyqësor.

    Ndërsa zëvendësministrja e drejtësisë Madiq, e cila ka nënshkruar propozim-ndryshimet në Kodin Penal, tani nuk dëshiron të komentojë për pasojat e mundshme.

    “Sa i përket vendimeve gjyqësore dhe vendimeve të Prokurorisë Publike, madje edhe vjetërsimi, nuk dua të komentoj sepse nuk e di saktë se për cilat lëndë bëhet fjalë, pse janë vjetërsuar dhe për çfarë arsye”, u shpreh Viktoria Avramovska Madiq- zëvendësministre e drejtësisë.

    Departamenti Amerikan i shtetit e vendosi Merkon në listën e zezë për korrupsion dhe ndërhyrje në gjyqësor. Por, siç ka raportuar tashmë Alsat, me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, të gjitha 16 lëndët aktive ndaj Merkos ka gjasa të vjetërsohen. Kjo do të thotë se ai nuk do të paraqitet në Gjykatë për shpërdorim detyre sipas nenit 353, i cili u shfuqizua me ndryshimet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kolomina: RMV kontribuon për sigurinë në nivel rajonal

    Lajmi i rradhës

    Kanin: Njohja de facto nuk i zgjidh problemet mes Kosovës dhe Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë