Edmond Tupja: Kryeministri ka probleme me veten! Dështoi në basketboll, ndërsa si piktor nuk u bë i famshëm

    Profesori dhe shkrimtari Edmond Tupja ka komentuar edhe situatën politike në vend. Ai u ndal në një deklaratë që kryeministri Rama ka bërë në kohën e zgjedhjeve të fundit, duke përmendur dy herë vitin 2029.

    Sipas Tupes Rama do të jetë kryeministër deri në 2025, më pas do të bëhet Presidenti. Por ai u shpreh se Rama ka dështuar si basketbollist dhe si piktor nuk u bë i famshëm.

    “Është vështirë dhe unë kam një frikë sepse Rama në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit përmendi dy herë 2029. Deri në 2025 ai do jetë kryeministër pastaj nga 2025 do të bëhet president, e kam këtë ndjesi, por nuk jam nga ata që i hedh lule vetes”, u shpreh ai.

    Sipas profesorit, kjo nuk ishte e diçka e rastësishme.

    “Dështoi në basketboll, si piktor nuk u bë i famshëm. Pra ai ka probleme me veten. Duhet të shpëtojë nga vetvetja.”, tha me tej Tupja.

    Gjithashtu ai u shpreh se xhelatët nuk duhet të adhurohen.

    “Nëse shqiptarët do të vijojnë të shesin votën e tyre ata do të shesin edhe shpirtin. Njerëz me simpati të djathta për të mbajtur vendin e punës kanë votuar PS”, tha më tej Tupja, duke shtuar: “Unë këshilloj të bëjë një kurë njëherë në Francë, zgjat pesë vite kura”.

    Lajmi Paraprak

    Erdogan: Nga Bosnja në Turqi, vetëm me letërnjoftime

    Lajmi i rradhës

    Besmira Ejupi ka marrë honorarë edhe nga NP “Hekurudhat dhe Infrastruktura”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë