Rama bisedë telefonike me presidentin Zelensky: Dua të bëj më shumë për Ukrainën (Video)

    Kryeministri Rama publikon pjesë nga biseda telefonike me presidentin Zelensky

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi sot bisedën telefonike që ka pasur me presidentin ukrainas, Wolodymyr Zelensky, ndërsa tha se presidenti i Ukrainës e falënderoi për gjithçka që Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Evropën e për mbarë botën, duke u nisur nga roli si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit.

    Rama i cili postoi një video të shkurtër nga biseda telefonike me Zelenskyn theksoi se i ka shprehur presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë.

    “Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falënderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Evropën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës.

    I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, shkruan Rama.

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Kosova nuk ka trima pushtimi, por dëshmorë çlirimi

    Lajmi i rradhës

    Ukraina thotë se NATO po mashtrohet nga Rusia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë