“SHQIPTARË DHE TË PAAFTË | Këshilli Gjyqësor po shqyrton kërkesën e ministrit Lloga

    Këshilli Gjyqësor ka nisur zyrtarisht shqyrtimin e kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga i cili javën e kaluar kërkoi nga ky trup të ndërmerr masa ligjore kundër ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës së Kumanovës, Snezhana Manev për qasjen e saj ndaj kolegëve dhe të punësuarve shqiptarë. Kërkesa përmban llogaridhënien e Manev për shkelje të sistemit AKMIS dhe qasjen e saj kundër shqiptarëve të cilëve i referohet me “shiptari të paaftë”.

    “Në seancën e mbajtur më 18.04.2023 koordinatori për Gjykatën Themelore të Kumanovës, Hanif Zendeli njoftoi zyrtarisht se e ka pranuar kërkesën e ministrit të Drejtësisë dhe se ndaj të njëjtës është duke ndërmarr masa në përputhje me ligjin”, njoftojnë nga Këshilli Gjyqësor.

    Në duart e Zendelit mbetet nëse pas shqyrtimit të kërkesës së ministrit Lloga dhe bazuar në raportin e vizitës në Gjykatën e Kumanovës do të propozon shkarkimin e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës së Kumanovës, apo do të realizon vizitë të re punë në këtë gjykatë. Kjo e fundit është pothuajse e pamundur për shkak se vizita paraprake ka konstatuar gjendjen faktike, ndërsa raporti është aprovuar në mbledhje të këshillit më 13 mars 2023, por nuk është vepruar në drejtim të shkarkimit pavarësisht se konstatimet në raport janë të ngjashme me ato për cilat gjykatës të caktuar kanë përfunduar në burg.

    Në raport është konstatuar zvarritje dhe verifikim i lëndëve në mënyrë jo të rregullt dhe jo të përditësuar në AKMIS, mungesë e dëshmive për ndryshimin e gjykatësve nga sistemi AKMIS, mungesë e të dhënave për disa gjykatës në sistemin automatik për shpërndarje të lëndëve, mungesë e mënyrës së unifikuar për angazhimin e avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe të mbahet llogari për raportet njerëzore. Snezhana Manev ishte e pikasur për cenimin e raporteve ndër njerëzorë edhe më herët. Kolegët e saj nga Gjykata e Kumanovës përmes një letre publike drejtuar Këshillit Gjyqësor kishin adresuar frikën pasigurinë që e manifestojnë në çdo ditë të punës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gir: Institucionet në RMV kanë punuar shumë pak për të luftuar korrupsionin

    Lajmi i rradhës

    “A bëni çdo natë mish në shtëpi? – Jo nuk vendosim çdo natë se nuk mbërrihet” / Qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të mishit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë