Gir: Institucionet në RMV kanë punuar shumë pak për të luftuar korrupsionin

    Reformat për Luftën kundër korrupsionit në vend janë në nivel shqetësues pasi institucionet nuk i zbatojnë rekomandimet që dalin nga Strategjia për ta luftuar atë. Kështu deklaron ambasadori i BE-së, Dejvid Gir. Ai tha se institucionet kanë punuar shumë pak për të luftuar korrupsionin.

    “Reformat në lidhje me sundimin e të drejtës dhe luftën kundër korrupsionit mbetet në nivel shqetësues. Janë dhënë udhëzime të qarta se çfarë duhet të bëhet, cilat duhet të jenë prioritetet. Por pak është arritur. Komisoni Shtetëror për Anti-korrupsion dhe organet tjera shtetërore bëjnë punë të rëndësishme por rekomnadimet e ndryshme lidhur me punën e tyre nuk respektohen dhe nuk veprohet në pajtueshmëri me ta”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

    Zëvendëskryeministrja për politika të mira, Sllavica Gërkovska thotë se vepron sipas kompetencave të saj por nuk ka përgjigje kur pyetet për vepra konkrete.

    “Kur fliste ambasadori, ekselenca e tij Gir, shumë e qartë ishte fotografia për korrupsionin, por kur flasin autoritetet, juve, ndonjë ministër ose funksionar, me të vërtetë më duket se lexojmë vargje të Konstadin Milladinovit, Naim Frashërit, poetëve të tjerë. Na duhen vepra. Për shkak se vazhdimisht arsyetoheni me punën e gjyqësorit, na tregoni kur për herë të fundit është shkarkuar një funksionar për të cilin Komisioni për anti-korrupsion ka dhënë dyshime bazë se është i përzier në korrupsion, mosrespektim të ligjit e kështu me radhë. na tregoni që fjalimet tuaja mos na ngjajnë si vargje të poetëve të mëdhenj”.

    “Unë mendoj se opinioni e ka pasur rasti të paktën në deklaratat e mia se reagoj ashpër në vendime të caktuara të institucioneve dhe organeve të ndryshme duke përfshirë edhe gjyqësorin, e të cilat i sjellin dëm të gjithë shoqërisë dhe nuk mund të pajtohem me këtë pjesë të vlerësimit. Për pjesën e punës ne do të shkojmë konkretisht në bazë të pikave të cilat i kemi detektuar në çdo institucion në periudhën e kaluar, si dobësi të cilat shkaktojnë reagime të ashpra në opinion dhe do të kërkojmë nga çdo institucion konkretisht që ti zgjidhin në periudhë të shkurtër”, tha Sllavica Gërkovska, zv/kryeministre.

    Komisioni për Anti Korrupsion në fillim të muajit njoftoi se institucionet përkatëse, i kanë realizuar vetëm 10% të aktiviteteve të parashikuara në Strategjia kombëtare për Luftën kundër korrupsionit. Ndërsa në sektorin e shëndetësisë ka pasur zero për qind të aktiviteteve që luftojnë korrupsionin. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Anesteziologut “tiktoker” nga Tetova i është refuzuar dy herë njohja e specializimit të kryer në Prishtinë

    Lajmi i rradhës

    “SHQIPTARË DHE TË PAAFTË | Këshilli Gjyqësor po shqyrton kërkesën e ministrit Lloga

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë