“Shteti nuk ka reaguar në kohë për zhvillimet rreth Ukrainës”

    Nënkryetari i VMRO DPMNE-së opozitare, Timço Mucunski në emisionin “360 Gradë” në Alsat kujtoi deklaratat e presidentit Stevo Pendarovski, i cili informoi se shërbimet në nëntor kanë ditur se çfarë do të ndodhë në Ukrainë, por siç thotë Mucunski, shteti as kësaj radhe nuk është përgatitur për një zhvillim të tillë.

    “Qytetarët janë në panik dhe frikë nga pasojat e kësaj krize, sepse janë mësuar me qeverinë dhe institucionet që vazhdimisht veprojnë jo në kohë. Kujtojmë njoftimet për krizën energjetike, reagimet jo në kohë, madje ishim në situatë që vidhnim energjinë elektrike nga një rrjeti evropian. Kujtojmë edhe situatën me vaksinat. Tani frika e qytetarëve është në pjesën e rezervave të mallrave”, deklaroi Mucunski.

    Lajmi Paraprak

    Gjermania drejt shndërrimit në fuqi të madhe ushtarake

    Lajmi i rradhës

    Yuri Kim i përgjigjet Putinit për “mercenarët shqiptarë”: Këto janë gënjeshtra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë