Yuri Kim i përgjigjet Putinit për “mercenarët shqiptarë”: Këto janë gënjeshtra

    Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ripostuar citimin e ministres e Jashtme së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila hodhi poshtë akuzat e presidentit rus Vladimir Putin se “janë shtuar mercenarët shqiptarë në Ukrainë”.

    Sipas ambasadores Kim, këto gënjeshtra nga Rusia bëhen për të larguar vëmendjen nga e vërteta.

    “Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të larguar vëmendjen nga e vërteta se Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe se është përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan Kim.

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përgënjeshtruar sot deklaratat e Moskës zyrtare se në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Shqipëria.

    Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka është shprehur qartë se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë.

    “Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”, ka shtuar ministrja e jashtme.

    Sipas raportimeve në media, Rusia ka tentuar sërish të përfshijë Ballkanin në luftën në Ukrainë. Kësaj here ka qenë vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin që pretendon se po shtohen mercenarët nga vendet e treta që marrin pjesë në konflikt.

    Lajmi Paraprak

    “Shteti nuk ka reaguar në kohë për zhvillimet rreth Ukrainës”

    Lajmi i rradhës

    Hipoglicemia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë