Shtypje vdekjeprurëse jashtë stadiumit të Kamerunit

    Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra tjerë janë plagosur si pasojë e shtypjes jashtë stadiumit të kryeqytetit të Kamerunit, pak para se të niste ndeshja e futbollit për Kupën e Kombeve Afrikane.

    Sipas televizionit shtetëror, shtypja ka ndodhur më 24 janar në hyrje të Stadiumit Olembe, në kryeqytetin Jaundi, teksa turma ka tentuar të hyjë për të shikuar ndeshjen mes ekipit kombëtar të Kamerunit dhe atij të Komoreve.

    Transmetuesi kombëtar ka thënë se autoritetet dhe Konfederata e Futbollit Afrikan janë duke hetuar situatën dhe po tentojnë të kuptojnë më shumë hollësi.

    Naseri Paul Biya, guvernator i rajonit qendror të Kamerunit, ka thënë se mund të ketë më shumë vdekje.

    Turneu i futbollit për Kupën e Afrikës ka nisur më 9 janar.

    Pas interesimit të vogël në ndeshjet e para, autoritetet e Kamerunit kanë marrë masa për të nxitur shikuesit, duke hapur dyert e stadiumeve, duke ofruar transport të lirë, ashtu sikurse bileta falas.

    Lajmi Paraprak

    Rusia shton Navalyn në listën e “terroristëve”

    Lajmi i rradhës

    Seanca të jashtëzakonshme për përfitime politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë