Shuhet zjarri afër fshatit Sellcë, ka prekur 219 hektarë tokë

    Është vënë plotësisht nën kontroll zjarri i cili prej gati pesë ditësh ka shpërthyer mbi fshatin Sellcë, në malin Sharr, i cili mbrëmë është përhapur edhe mbi fshatin Gjermë.

    Renxherët e parkut kombëtar dhe personat nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Gostivari, të cilët sot kanë intervenuar në terren, janë tërhequr.

    Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pjerrët, ditët e fundit ekipet e kanë shuar zjarrin me pompa shpine, lopata dhe fshesa, si dhe janë përfshirë edhe helikopterët e MPB-së, të cilët në dy ditë kanë hedhur 70 tonë ujë.

    Perimetri i zjarrit ka qenë shtatë kilometra, ndërsa informacionet fillestare thonë se janë djekur 219 hektarë tokë, ku është djegur livadh, pyll ahu dhe prona private.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: “Ballkani i Hapur” është iniciativë e Shqipërisë, qëllimi ishte t’i hapet rrugë njohjes Kosovë – Serbi

    Lajmi i rradhës

    Detajet për interpretim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë