SHUMË LLAFE PAK PUNË! Reformat në administratën e RMV përgjysmë

    Realizimi i vetëm gjysmë të aktiviteteve të planifikuara për reformën e administratës publike. Apo nga 205 aktivitete të planifikuara janë realizuar vetëm 106 aktivitete. Anulimi në mënyrë të vazhdueshme i miratimit të ligjeve kyç e, prolongimi i procesit të riorganizimit të organeve shtetërore, kapacitetet e pamjaftueshme kadrovike. Këto javë vetëm disa nga vërejtjet e Entit Shtetëror për Revizion lidhur me reformat në administratën publike. “Procedura për miratimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik , dhe Ligjit për nëpunësit e administratës si dhe Ligjit për Shërbime të larta udhëheqëse e filluar në vitin 2019 vit, po zgjat akoma”, thuhet në gjetjen e Revizionit.

    Vërejtje ka edhe për ndryshimet e shpeshta të ushtruesve të detyrës së drejtorëve dhe raportet jo të plota financiare se ku janë harxhuar të hollat për reforma ku për vitin 2021, janë dhënë analiza vetëm për mjetet e harxhuara në vlerë prej 18 milion euro, nga 30 milion euro ë harxhuara.

    Në raport vërehet edhe emërimi i shpeshtë i ushtruesve të detyrës së drejtorëve – ushtrues detyre.

    “Në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2021, 52 për qind e numrit të përgjithshëm të drejtorëve të emëruar janë ushtrues detyre. drejtorët ose zëvendësit e tyre, zgjedhja e të cilëve është realizuar pa shpallje publike, e cila ndikon në profesionalizimin e shërbimit të drejtuesve të lartë, qeverisjen e mirë në institucionet e sektorit publik dhe e zvogëlon llogaridhënien e procedurave për përzgjedhjen e personave drejtues në institucione”, thuhet në raport.

    Sa i takon, kapaciteteve kadrovike për përmbushjen e objektivave të reformës, janë përcaktuar ndryshime të shpeshta, ekipim i pamjaftueshëm kadrovik , si dhe zbatimi jo i plotë i kompetencave të organeve përgjegjëse për procesin e reformës.

    Revizioni më tej konstaton edhe ndryshime për bile gjashtë herë në katër vite të përbërjes së Këshillit për reforma në periudhën 2018-2022 , si organ më i lartë politik për koordinimin e reformave në administratë. Njëherësh si rrjedhojë e ndryshimeve të vazhdueshme strukturore në qeveri, janë mbajtur vetëm gjashtë mbledhje në katër vite, ndërsa nga korriku i vitit 2021 deri në fund të vitit 2022, apo për vit e gjysmë nuk është mbajtur asnjë mbledhje e re.

    Mungon edhe vlerësimi i plotë për efikasitetin e procesit të reformave në administratën publike, ku nga 79 tregues janë matur vetëm 28 tregues për suksesin e aktiviteteve apo vetëm një e treta.

    Ministria e Administratës nuk ka vendosur as evidentim të sistematizuar për çdo aktivitet nga strategjia, ndërsa raportet gjashtëmujore dhe vjetore nuk përmbajnë të dhëna për fondet e planifikuara dhe të realizuara.

    Gjithashtu nuk është krijuar një sistem i teknologjisë informatike për ndjekjen, vlerësimin dhe raportimin e aktiviteteve reformuese, me çka nuk janë krijuar kushtet për grumbullimin dhe përpunimin sistematik të informacioneve dhe të dhënave për të vlerësuar nivelin e zbatimit të reformave në administratën publike.

    Duke marrë parasysh se një administratë publike funksionale është parakusht për një qeverisje demokratike transparente dhe efektive, Revizioni Shtetëror ka rekomanduar edhe masa për tejkalimin e gjendjes së konstatuar, për institucionet dhe organet kompetente.

    Rekomandimet shkojnë në drejtim të përmirësimit të procesit të reformave dhe krijimin e një sistemi efikas të planifikimit, zbatimit, monitorimit, vlerësimit dhe raportimit për zbatimin e aktiviteteve të Strategjisë së re për reformën e administratës publike 2023-2030, me synimin për një reformë të suksesshme të administratës publike, si synim strategjik i shtetit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Përse flokët thinjen?

    Lajmi i rradhës

    Si të mbani në kontroll aciditetin e stomakut gjate agjerimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë