Shumica e të papunëve në RMV me master dhe doktoraturë janë nga fusha e drejtësisë

    Në Agjencinë e Punësimit të RMV, sipas të dhënave të fundit, janë të evidentuar si të papunë 623 magjistra dhe 19 doktorë shkencash. Meta.mk ka raportuar se ka trend në rënie të numrit të magjistrave dhe doktorëve të shkencave që kërkojnë punë.

    “Personat e papunë orientohen të marrin pjesë në trajnime për të fituar njohuri dhe shkathtësi shtesë dhe punëdhënësit janë të motivuar të organizojnë trajnime në vendet e tyre të punës, me pajisjet dhe teknologjinë e tyre, për të trajnuar kandidatët potencialë për punësim sipas nevojave të tyre”, u përgjigjën nga atje, në lidhje me atë se çfarë bënë ata si Agjenci që të gjejnë punë këta persona.

    Agjencia sqaron se aktivitetet e tyre synojnë lidhjen më të suksesshme të ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore, duke rritur kapacitetet e punësimit të të papunëve, me qëllim integrimin e tyre të suksesshëm në tregun e punës.

    Sipas fushës në të cilën kanë magjistruar, nga të papunët e regjistruar-master shkencash, më të shumtët janë magjistrat në fushën e drejtësisë, pra master i shkencave juridike, magjistër i drejtësisë në fushën e së drejtës penale, master. i drejtësisë në fushën e së drejtës biznesore, master i shkencave juridike – drejtimi i drejtësisë, master i shkencave juridike – drejtimi i së drejtës civile, master i drejtësisë në fushën e së drejtës materiale civile dhe i së drejtës procedurale civile, master i shkencave politike.

    Gjithashtu, në evidencën e personave të papunë evidentohen edhe personat me tituj: master i shkencave ekonomike, master i menaxhim marketingu, master i Kontabilitetit, financës dhe auditimit, master në administrim biznesi, master inxhinier arkitekt, master i farmacisë, master i menaxhimit të burimeve njerëzore, master i shkencave të sigurisë dhe të tjerë.

    Nga personat e papunë që kanë titullin doktor shkencash, ka tre doktorë të shkencave juridike, tre doktorë të shkencave ekonomike dhe pjesa tjetër janë nga një i papunë nga profili doktor i shkencave të komunikimit, doktor shkencash në fushën e sigurisë, doktor i shkencave politike, doktor i shkencave të informacionit, doktor i shkencave në fushën e menaxhimit, doktor i pedagogjisë, doktor i çështjeve sociale dhe politikave sociale, doktor i inxhinierisë mekanike.

    Në dhjetor 2018 është shënuar një numër rekord i të papunëve me tituj, pra 33 doktorë të shkencave dhe 866 magjistra të shkencave të papunë.

    Lajmi Paraprak

    Komuniteti i biznesit kërkon shtyrjen e reformës tatimore

    Lajmi i rradhës

    Ismail Qemali, një portret i pambaruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë