Të rinjtë dibran të interesuar për punë në bregdetin shqiptar

    Biznesi dibran gjatë kësaj vere pritet të ballafaqohet me mungesë të madhe të punëtorëve. Sidomos kjo vlen për sferën e shërbimeve meqë shumë të rinj gjatë sezonit verorë janë të angazhuar nga biznesmenët shqiptarë për të punuar në kapacitete hotelerike dhe restorantet të ndryshme në disa qytete të bregdetit shqiptar. Të rinjtë me të cilët biseduam thanë se pagesa ditore është shumë më e lartë se sa atë që kanë ofruar pronarët e bizneseve në Dibër. Kjo dukuri ka qenë prezent edhe vitin e kaluar por jo ashtu siç është në prag të sezonit verorë këtë vit. Këto ditë në Dibër qëndruan edhe disa pronar të hoteleve të Shqipërisë të cilët poashtu thanë se presin me padurim angazhimin e të rinjve dibran në bizneset e tyre meqë siç thonë edhe në Shqipëri ka një emigrim të punëtorëve drejt shteteve të Unionit Evropian. Mbi 100 të rinj të cilët në Dibër kryesisht janë angazhuar në sektorin shërbyes kanë paralajmëruar se sezonin veror do ta kalojnë në bregdetin shqiptarë kryesisht në Shëngjin, Velipojë, Durrës, Kavajë, Vlorë dhe Sarandë.

    Sipas tyre ofertat të biznesmenëve nga Shqipëria janë teje të volitshme këtë sezon në krahasim me ofertat që vijnë nga biznesi lokal dibran. Arsim P. është 35 vjeçar ka shkollim të mesëm dhe është prind i dy fëmijëve. Arsimi ka punuar si kamerier për shumë vite. Këtë vit do të angazhohet si kamerier në Durrës në një nga hotelet prestigjioze të këtij qytetit bregdetar turistik. “Me pronarin e hotelit i cili qëndroi në Dibër arritëm marrëveshje që plotë tre muaj të punojë në hotelin e tij në Durrës. Së bashku me mua do të jenë edhe dy shokët e mi më të ri të cilët poashtu ranë dakord që këtë verë punën sezonale e realizon në bregdetin shqiptar”, thotë Arsimi.

    Edhe Bekim. V. këtë verë do të punojë në bregdetin shqiptar respektivisht në Shëngjin. Ai thotë se gjatë vitit të kaluar mëse një muaj ka qenë i angazhuar poashtu si kamerier në një nga hotelet e Shëngjinit. “Verën që kaloi punova në Shëngjin dhe jam shumë i kënaqur nga pagesa. Në Shëngjin kryesisht verojnë kosovarë por edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut. Pronari i hotelit ku kam qenë vitin e kaluar dhe ku do jem edhe sivjet është korrekt në pagesën, akomodimin e cila ka përcaktimin ditor. Jam i ri dhe normalisht përveç punës gjatë sezonit veror do të mund edhe të kaloj çaste të bukura në ujërat e detit”, thotë Bekimi. Edhe të rinjtë të tjerë dibran të cilët këtë verë do të angazhohen me punë në bregdetin shqiptar theksojnë se shkaku kryesor është pagesa teje e ulët që ofrojnë kapacitete shërbyese në Dibër dhe rajon. Në bisedën me disa të rinj u informuam se mesatarisht gjatë sezonit veror për një natë kamerierët marrin nga 25-30- euro. Në krahasim me këto çmime në bregdetin shqiptar kamerierët paguhen mbi 50-55- euro në natë. Paga mujore mesatare për kamerierët në bregdetin shqiptarë është mes 1000- 1300 euro. Kjo situatë dukshëm ka shqetësuar biznesmenët dibran.

    Në Dibër tradicionalisht duke marrë parasysh se banorët janë në diasporë për çka edhe dasmat dhe ceremonitë e ndryshme familjare realizohen gjatë verës, restorantet janë tërësisht të rezervuara për këta aktivitete. Bëhet fjalë për një numër të madh të objekteve shërbyese të cilët pa angazhimin e kamerierëve., kuzhinierëve dhe krahut tjetër të punës nuk mund t’i realizojnë edhe dasmat. Pikërisht tani kur në qytet ka depërtuar tërësisht informata se mbi 100 të rinj në këtë sferë verën do ta kalojnë duke punuar në bregdetin shqiptarë, paraqitet problemi i sigurimit sidomos të kamerierëve. Edhe tani në restorante dhe kafeteritë e Dibrës meqë ka filluar të ndjehet mungesa e kamerierëve, mund të takoni kamerier nën moshën 16 vjeçare. Takimet që i kanë pronarët e bizneseve dibrane kalojnë në shqetësime të mëdha dhe planifikime se si do t’i organizojnë dasmat dibrane. Një pjesë e madhe e pronarëve thonë se janë të detyruara që për të mbijetuar biznesi të angazhojnë të gjithë anëtarët e familjes. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mitreska: Pabarazia reflektohet edhe në aksesin e grave në financa, kredi dhe pronësi të kompanive

    Lajmi i rradhës

    SI DËSHTUAN KOMUNAT NË RMV GJATË PANDEMISË!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë