Sinoptikët: Nga e hëna moti do të jetë pjesërisht me diell

    Flladi i verës ka sjell të reshura të shiut. Qytetarët i gëzohen kësaj freskie, por disa rrugë të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera janë të përmbytura. Nuk ka njoftime për dëme materiale, por nga Enti Hidrometeorologjik thonë se vende-vende ka rënë shi me tepër se mesatarja e vjeshtës. Moti jo i qëndrueshëm më i theksuar ishte në Kumanovë me 52 litra për metër katror shi dhe në Tetovë, ku në Kodrën e Diellit ka rënë shi 47 litra në metër katror.

    “Kemi rënë nën ndikimin e valës së freskët që në disa vende do të manifestohet me lagështirë, temperaturat do të jenë të ulëta. Ditët e fundjavës temperaturat do të lëvizin nga 20-27°C. Sa i përket të reshurave, do të ketë përreth pellgut të Lumit Vardar dhe në zonën Lindore të vendit, ku në disa lokacione do të bie shi deri në 40 litra për metër katror”, tha Lençe Rizova, Enti Hidrometeorologjik.

    Moti i paqëndrueshëm nuk ishte i mirëseardhur për bujqit, të cilët akoma nuk kanë arritur të korrin grurin. Disa që kontaktuam në vende të ndryshme na thanë se shiu me erë ka dëmtuar shumë të mbjellat bujqësore që kanë qenë të pjekura në kokërr dhe shkundja tyre ka përgjysmuar rendimentin. Në nivel vendi, këto janë zonat që ka pasur më shumë te reshura ku dëmet bujqësore janë të mëdha.

    Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, në 24 orët e kaluara kanë rënë 40 litra shi në Pozharanë, Shkup-Petrovec 34, Prilep 33, Krushevë 32, Mavrovë 26, Vinicë 24, Ohër 22, , Shtip 17, Demir Kapi 11, Kriva Pallankë 10, Manastir 8, Strumicë dhe Gjevgjeli 6, Berovë 5 dhe në Dojran 4 litra për metër katror”, thonë nga Enti Hidrometeorologjik.

    Sipas parashikimeve të sinoptikëve, nga e hëna moti do të jetë pjesërisht me diell, ndërsa temperaturat e larta do të rikthehen nga e mërkura, ku do të arrijnë mbi 33°C. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE thekson se nuk do të lejoj që propozimi francez të miratohet

    Lajmi i rradhës

    “Nëse qeveria e refuzon këtë propozim, VMRO-DPMNE-ja do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të shpejta parlamentare”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë