“Nëse qeveria e refuzon këtë propozim, VMRO-DPMNE-ja do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të shpejta parlamentare”

    “Festa e Kuban Bajramit ka heshtur protestat dhe ka ulur nivelin e bllokimit. Ndoshta edhe për shkak të motit me shi, por këtu përpara qeverisë sot mund të vërejmë vetëm një veturë dhe një tendë, e cila u takon protestuesve . Edhe numri i policëve që gjatë javës së kaluar kanë siguruar perimetrin e protestave gjatë ditës së sotme ka qenë më i ulët. Protestuesit do t’i rikthehen protestës dhe pikave të tyre të protestës nesër në ora 19.00.”

    Kjo heshtje vjen pas disa ditë protestash të njëpasnjëshme kundër propozimit francez. Radha për të vendosur për të vendosur për të tashmë është e Kuvendit. VMRO-DPMNE-ja kërkon që propozimi të refuzohet.

    “Edhe një herë zëshëm dhe qartë i bëjmë thirrje qeverisë ta dëgjojë “jo”-në e popullit maqedonas dhe të qytetarëve të Maqedonisë dhe jo të përpiqet që përgjegjësinë e saj t’ia hedhë Kuvendit, gjegjësisht deputetëve të dëgjueshëm të pushtetit të cilët janë vetëm makineri votimi dhe asgjë më shumë. Nëse qeveria e refuzon këtë propozim, VMRO-DPMNE-ja do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të shpejta parlamentare”, tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

    LSDM-ja fton opozitën të jetë pjesë e miratimit të propozimit.

    “Kuvendi, shtëpia e demokracisë është vendi i duhur për vendim rreth konkluzioneve për propozimin evropian për fillimin e negociatave me BE-në. Të gjitha partitë parlamentare kanë përgjegjësi para qytetarëve dhe shtetit të kyçen në proces dhe përmes debatit konstruktiv të kontribuojnë në miratimin e vendimit final. Nevojitet përgjegjësi dhe mençuri nga të gjithë deputetët. Kjo është çështje mbipartiake”, u shpreh Darko Kaevski, LSDM.

    Në Kuvend ka arritur vetëm një informacion për përmbajtjen e propozim të kornizës negociuese, pa dokumentet e tjera të cilat duhej ta shoqëronin materialin. Seanca plenare pritet të mbahet në fillim të javës së ardhshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sinoptikët: Nga e hëna moti do të jetë pjesërisht me diell

    Lajmi i rradhës

    MPJ bullgare – pakënaqësi për kornizën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë