SKANDALI NË SPITALIN E TETOVËS | Oda e Mjekëve: T’i merret licenca anesteziologut Valton Dervishi

    Oda e Mjekëve kërkon që anesteziologut “tiktoker” t’i merret licenca e punës. Komisioni ka konstatuar se Dervishi ka shkelur në shumë norma etike. Vendimi përfundimtar pritet javën e ardhshme, ndërsa anesteziologu maksimumi mund të mbetet pa licencë pune për 7 vjet.

    Anasteziologu Dervishi është në paraburgim në burgun e Shutkës pasi të shtunën u arrestua për publikimin në Tik tok të videove të grave shtatzëna në repartin e gjinekologjisë në Tetovë. Pas aktit skandaloz Derivishi humbi edhe vendin e punës.

    “Në përputhje me procedurat dhe rregulloret, u mbajt mbledhje urgjente e komisionit për çështje etike dhe ligjore. Pas një diskutimi të detajuar dhe shqyrtimit të rastit komisioni mori vendim unanim për fillimin e procedurës para gjykatës së nderit të Odës së Mjekëve. Prokurori i Gjykatës së Nderit pas shqyrtimit e pranoi dhe dorëzoi akuzë te gjykata e nderit kundër Valon Dervishit, anesteziolog, i cili tashmë nuk është i punësuar… me propozim që Gjykata e Nderit të shqiptojë masë për heqje të përkohshme të licencës së punës”, deklaroi Kalina Grivçeva Stardellova.

    Pas skandalit me anesteziologun në fjalë,  Spitali i Tetovës përmes një letre zyrtare drejtuar stafit  të spitali për rregullat e funksionimit në rrjetet sociale. Në letrën e nënshkruar nga drejtori Pëllumb Vela, thuhet se të gjithë të punësuarit janë të detyruar të respektojmë këto rregulla. Në listën e rregullave thuhet që të mos nxjerrin informacione private dhe sekretet e pacientëve. Këtu përfshihen gjendja shëndetësore, fizike dhe emocionale e pacientëve. Historia e pacientit duhet të mbetet sekret profesional mes mjekut dhe pacientit. Shkelja e kësaj rregulle, dënohet edhe me ligjet e Maqedonisë së Veriut. Ky dokument është dërguar tek të gjithë të punësuarit ne Spitalin e Tetovës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A mund t’i gjeni tre bufët e fshehur në mesin e qindra pulave?

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: “E Majta” është kundër të gjitha projekteve strategjike të RMV

    Lajme tjera

    Stacione pa udhëtarë

    Transporti hekurudhor në Kosovë është gati pasiv. Dikur edhe në linja ndërkombëtare, sot trenat e Kosovës qarkullojnë vetëm…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë