Sofra e pasur dibrane!

    Shkolla e mesme komunale “28 nëntori”, organizoi festivalin e parë të ushqimit tradicional. Është një aktivitet i cili është përshëndetur nga mbarë qytetarët meqë qëllimi i këtij aktiviteti është përgatitja e ushqimeve tradicionale por edhe bashkëpunimi, mirëkuptimi, toleranca dhe respekti mes qytetarëve. Aktiviteti mundësoi prezantimin e 176 llojeve të ushqimeve tradicionale të tryezës dibrane.

    Koordinatorët e këtij aktiviteti Arbër dhe Naime Ambari për gazetën Koha u shprehën se ky aktivitet i cili ka përkrahje edhe nga Ministria e Arsimit ka një domethënie të madhe për nxitjen të të rinjve që të respektojnë tryezën dibrane.

    “Në këtë aktivitet morën pjesë 122 nxënës dhe me një përkushtim ju dedikuan punës së tyre duke angazhuar të gjithë nënat që të përgatisin këta ushqime. Është një projekt shumë efikas për të respektuar traditat dibrane meqë përveç prezantimit të ushqimeve tradicionale nxënësit me një dinjitet të veçantë prezantuan edhe vallet dibrane, këngët e bukura dibrane dhe krijuan një atmosferë të veçantë para nxënësve, arsimtarëve, prindërve por edhe qytetarëve të tjerë”, thanë koordinatorët. Këta projekte janë shumë efikase, ka deklaruar drejtori Ramdan Imeri. Përveç mësimit të rregullt projektet e këtij lloj pasurojnë diturit e nxënësve, ruajnë traditat kombëtare, por edhe të gjithë elementet të qytetërimit dibran. Ai shton se në gjimnazin e Dibrës gjatë vitit shkollor realizohen aktivitete të këtilla edhe atë me shumë sukses.

    Ky aktivitet kishte edhe një domethënie humanitare. Të gjithë ushqimet që u prezantuan në oborrin e shkollës, bëheshin nga ana e nxënësve, prindërve dhe qytetarëve për një çmim modest të cilët pas grumbullimit organizatorët informuan se me këta mjete do të sigurojnë disa pajisje shkollore të nevojshme. Ata vlerësuan se projekti i’a arriti qëllimit meqë në shprehje edhe mbrojtja e traditës së sofrës dibrane. Në këtë shkollë ku mësimi vijon në gjuhën shqipe dhe maqedonase shpesh herë janë realizuar projektet të ndryshme që kanë të bëjnë me tolerancën fetare dhe kombëtare, respektimin të ndërsjellë si dhe njohjes midis vetit të nxënësve.

    Është një shkollë ku harmonia është shembullore prandaj edhe shpesh herë përfitohen projekte jo vetëm nga organizatat nga vendi por edhe në nivel ndërkombëtar. Kjo shkollë e vetme e mesme në Dibër me sukses është kyçur në projekte që kanë realizuar bashkë me programet Erazmus Plus të Unionit Evropian si dhe me Ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”.

    Nxënësit e kësaj shkolle janë pjesëmarrës në të gjithë garat republikane dhe një vend të veçantë së bashku me drejtorin dhe arsimtarët i japin edhe jetës kulturë artistike. Seksioni i dramave me sukses për çdo vit përgatit drama nga ana e gjeneratës të maturantëve të cilët përfundojnë shkollimin e mesëm.

    Lajmi Paraprak

    “Stori lexohet”, panairi ndryshe i librit

    Lajmi i rradhës

    SHKOLLAT NË RMV, PA TRANSPARENCË DHE LLOGARIDHËNIE / Si u shpenzuan 10 milionë eurot e prindërve!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë