Sot fillon sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

    Kodra e Diellit / Fotografia: Emir Hamzi

    Qendra e Skjimit “Kodra e Diellit” njofton se sot do të hapet zyrtarisht sezoni 2023/2024 i skijimit, duke njoftuar funksionimin e ski-ashensorit “Kroni, “Aerodromi”, “Ge” dhe “Shën Ilija”, përcjell Nistori.

    “Me kënaqësi të madhe, ju njoftojmë se Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” hap zyrtarisht sezonin e skijimit sot (18 dhjetor 2023)”, njoftojnë nga Kodra e Diellit.

    Çmimi i biletave për sot do të jetë 700 denarë për të gjithë kategoritë e biletave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rritet numri i fëmijëve duhanpirës në RMV

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët në RMV nuk e raportojnë hapur dhunën!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë