Spasovski: Ismet Guri nuk është arrestuar se ka qenë pjesëtar i “Grupit të Zjarrit”

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se aksioni i MPB-së dhe i Prokurorisë për krim të organiziuar dhe korrupsion nuk ka ndikuar në atë se Ismet Guri ishte me Grupin e zjarrit, përcjell Nistori.

    Guri dhe djali i tij janë në mesin e tre të punësuarve në DAP që mund të fajësohen për keqpërdorimin e instrumentit financiar “garantues tatimor”, me çka kanë dëmtuar buxhetin shtetëror rreth 840 mijë euro. Të dyshuarit ndiqen për “keqpërdorim shoqërues”, “keqpërdorim të punës zyrtare”, “përvetësim të taksës dhe larje parash”.

    Aksioni ka zgjatur për një kohë të gjatë, duke filluar nga dyshimet Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Ministrinë e Brendshme. Në mesin e të arrestuarve janë biznesmenë, kompani dhe inspektorë.

    “Nuk bëhet fjalë për kalkulim politik, ne udhëhiqemi vetëm nga lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Nuk bazohet në asnjë pikë në përkatësi fetare, etike apo në bazë politike. Ne jemi këtu për të siguruar mjetet e qytetarëve dhe nuk ka ofendim më të madh se mbledhja e mjeteve buxhetore. Nuk ka nevojë dhe mundësi për të hyrë në ndonjë kualifikim, kjo është një çështje që tregon vendosmërinë e fortë të MPB-së që të mos devijojë nëse dikush është i afërt me tjetrin”, tha Spasovski pasditen e sotme në Sitel. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Odat Ekonomike në RMV kundër tatimit solidar

    Lajmi i rradhës

    Rrezatimi i diellit – Çfarë rreziku sjell për lëkurën, shikimin dhe jetën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë