Spasovski: Rasti “Onishçenko” humb besueshmërinë e shtetit dhe ASK-së

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në “ClickPlus” në TV21 deklaroi se janë në përfundim të hetimeve për kërcënimet me bomba nëpër shkollat e Shkupit. Ai gjithashtu theksoi se këto kërcënime vijnë nga jashtë vendi, përcjell Nistori.

    “Unë thash se jemi shumë afër hetimit dhe procedurave rreth kërcënimeve me bombë. Adresat IP nga të cilat janë dërguar kërcënimet vijnë nga jashtë dhe kur t’i mbledhim të gjitha provat, do ta informojmë opinionin për këtë rast”, tha Spasovski.

    Spasovski foli edhe për shtetësinë e dhënë maqedonase të oligarkut Onishçenko. Ai jeton në Gjermani dhe dokumentat e atij vendi, Spasovski nuk e ka të qartë pse i duheshin dokumentat e Maqedonisë së Veriut.

    “Kam një qëndrim shumë të qartë për këtë çështje, është një ngjarje që e shkatërron besueshmërinë e shtetit dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe këtu nuk kemi asnjë dilemë” – shtoi Spasovski.

    Në lidhje me heqjen e shtetësisë së Onishçenskos, Spasovski u përgjigj:

    “Do të shohim, duhet të kontrollojmë të gjitha aspektet. Ka, do ta diskutojmë në seancën e Qeverisë. Procedura ka dhe nuk bëhet brenda një dite, por ka mekanizma që mund t’u përgjigjen sfidave” – shtoi Spasovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 80 për qind e shtëpive në RMV kanë qasje në internet

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq: Një plan i qartë i zgjerimit do të mund të vërtetojë nëse BE funksionon për Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë