Mariçiq: Një plan i qartë i zgjerimit do të mund të vërtetojë nëse BE funksionon për Ballkanin Perëndimor

    Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në kontekst të forumit “Balkan Integration Forum 2022” në profilin e tij në Facebook ka shkruar se, është më e rëndësishme që BE të bëjë më shpejt një plan të qartë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me kornizë kohore ne të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor apo të paktën shumica e tyre do të bëhet anëtare në Bashkimin Evropiane.

    “Me atë do të vërtetohet se Bashkimi Evropian funksionon për Ballkanin Perëndimor dhe se është projekti i vetëm për rajonin”, thotë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

    Sipas tij,përfaqësusit e Bashkimit Evropian e dijnë se, BE duhet të mbetet edhe projekt paqësor edhe politik, që të arrijë të mbajë fuqinë e vet brenda, por edhe jashtë kufijve të Evropës, si lojtar gobal, tha Mariçiq në forumin që e organizojnë Friedrich Ebert dhe Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi.

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Rasti “Onishçenko” humb besueshmërinë e shtetit dhe ASK-së

    Lajmi i rradhës

    Nëpërmjet artit kundërshtojnë mini hidrocentralet në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë