Spasovski tregon nëse do të jetë kandidat i ardhshëm për president të vendit

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në një intervistë për Alsat ka deklaruar se për momentin nuk mendon të kandidon për president, por çdo gjë do të varet nga konsultimet partiake dhe ato me partnerët e koalicionit. Sipas tij më me rëndësi se emri i kandidatin është rreshtimi i forcave pro Evropiane në vend.

    “Po kam dëgjuar se është lakuar emri im, por mund të them se gjithçka është spekulim për momentin. Për momentin nuk mendoj për këtë çështje. Mbase do të vijë koha kur do të mendoj në këtë drejtim dhe t’i ballafaqojmë argumentet. Për mua ka rëndësi që të bëhen analiza të mira, të bashkohen strukturat me vlera të ngjashme evropiane dhe vlera që e çojnë vendin para. Ajo strukturë duhet ta udhëheq vendin në 4 vitet e ardhshme”, tha Spasovski në intervistë për Alsat.

    Lajmi Paraprak

    Partitë në pushtet nuk kursehen të lavdërohen për masat e marra ekonomike në kohë krize

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon evakuimi i turistëve dhe vendësve mes luftës me zjarret në ishujt grekë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë