Stoev: Bullgaria është e hapur për dialog aktiv me Maqedoninë e Veriut

    Bullgaria është e hapur për aktivitet, e hapur dhe dialog të përgjithshëm me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar sot ministri bullgar për Punë të jashtme, Svetllan Stoev në konferencën e sotme pas takimit me kolegun e tij, Augusto Santos Silva dhe eurokomisarin për Politikë fqinjësore dhe të zgjeruar, Oliver Varheji në Sofje, përcjell Nistori.

    “Bullgaria qëndron deri në fund në mbështetje për integrim europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu duke respektuar kriterin për arritjen individuale të çdo vendi dhe duke respektuar vlerat themelore të komunitetit, siç është fqinjësia e mirë”, është deklaruar Stoev.

    Ndërsa, eurokomisari Varheji ka theksuar se ngelenm shumë çështje dhe se është i rëndësishëm të dëgjohet edhe qëndrimi i Bullgarisë, sepse vendi është flamurtar në promovimin e politikave zgjeruese të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet e shëndetshme, që shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, nëse e teproni me sasinë

    Lajmi i rradhës

    Sallatë me mish pule

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë