Stoev: Gjuha e urrejtjes duhet të zhduket në marrëdhëniet tona bilaterale me RMV

    Gjuha e urrejtjes duhet të zhduket në marrëdhëniet tona bilaterale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev në suaza të diskutimit virtual për prioritetet  e kryesimit slloven, të organizuar nga PanEvropa Bullgari në partneritet me fondacionin “Konrad Adenauer”, Instituti diplomatik dhe Komisioni Evropian në Bullgari.

    Stoev përkujtoi në deklaratën e Unionit të forcave rinore të VMRO-DPMNE-së dhe potencoi se “nuk mundemi të duam të jemi në një familje dhe të vazhdojmë ta shfrytëzojmë këtë gjuhë vulgare në opinion, edhe nga forcat politike”. Dhe gjëja më e keqe është që ata janë në lëvizjen rinore, theksoi ai, transmeton BTA.

    Tani për tani, plotësoi, nuk ka reagim zyrtar nga ana e Maqedonisë, potencoi ministri. Si të gjejmë zgjidhje në një të ardhme të afërt, kur kjo është realitet.

    Nga momenti i parë kur e ndërmora funksionin e ministrit për Punë të Jashtme, tha ministri Stoev, kam thënë se jemi të hapur për dialog, por dialogu duhet të jetë konstruktiv, qëllimmirë dhe i themeluar në besim,  për momentin nuk ka besim kur bisedojmë me njëri tjetrin.

    Koha përfundimtare është, theksoi, të kuptohet se mënyra më direkte për zgjidhjen e kësaj çështje është dialogu bilateral. Bullgaria nuk dëshiron të vendos edhe një çështje bilaterale në korniza të BE-së. Edhe pse dëgjohet se  kjo është një interes i vogël egoist kombëtar  i Bullgarisë, mund të them se  nuk ka interesa të vogla kombëtare, interesat kombëtare janë një dhe nuk janë të ndara në të vogla dhe të mëdha, ato janë kombëtare”, tha ministri.

    Stoev në fjalim theksoi edhe se  Qeveria e përkohshme është në një situatë të harmonizohet me deklaratën e Kuvendit kombëtar dhe kornizës qeveritare të miratuar nga Parlamenti  në qeverinë e rregullt të fundit. Edhe këto linja të kuqe,  të definuara nga shumica absolute e forcave politike në Parlament, janë pikë fillestare për politikën tonë konzistente dhe për momentin ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, komenton ai.

    Dallimi mes qeverisë  kalimtare dhe kabinetit të tanishëm, potencon, është në dialog, të cilin bëjmë përpjekje ta zbatojmë  në bazë konstruktive dhe në drejtim që do t’i japë garancionet e nevojshme për vazhdim të këtij dialogu me Kuvendin e rregullt të zgjedhur kombëtar dhe qeverinë.

    Ndoshta ajo që dallohet nga qeveria paraprake  është sqarimi aktiv i pozitës bullgare ndaj partnerëve tanë evropian, kjo është ndoshta diçka që ka munguar deri tani”, tha ministri Stoev. Atë që e shohim në këtë fazë, plotësoi, është se ka bindje.

    Në lidhje me kandidatët tjerë për anëtarësim, ai theksoi se  Sllovenia dhe Bullgaria kanë parime të njëjta. “Nuk është diçka që varet nga vendet-anëtare të BE-së, ose nga BE-ja vetëm që të vërtetohet përparimi i çdo kandidati, kjo varet nga reformat dhe proceset në vetë vendin”, thotë Stoev.

    Ai e ka potencuar gjendjen në Evropën postpandemike, rimëkëmbja postpandemike dhe rimëkëmbja e BE-së. Sa i përket rimëkëmbjes nga pikpamja mjekësore në muajt e fundit, Evropa mund të urohet për disa suksese, së pari me zhvillimin e vaksinës për një kohë aq të shkurtër”, tha Stoev. Ai me keqardhje shënoi se Bullgaria nuk është rradhitur në vend të parë pas vaksinimit.

    Svetllan Stoev u kthye edhe në mekanizmin për rimëkëmbje dhe qëndrueshmëri në nivel evropian, për të cilin tha se është e paparë sipas përmasave të tij. “Jo rastësisht çdo vend ka mundësi ta zhvillojë planin e tij nacional për rimëkëmbje dhe qëndrueshmëti, tha ai, duke shtuar se plani i përpunuar nga qeveria paraprake e Bullgarisë deri në fund të korrikut është lëndë e revizionit në lidhje me prioritetet e saj.

    Ministri u kthye edhe në çështjen për Paktin e migrimit dhe azilit, që është temë e rëndësishshme për Bullgarinë. Bullgaria, pa qenë vend anëtar  në zonën e Shengenit, është  kufiri i jashtëm i BE-së, theksoi ai. Kur flasim për parimin e përgjegjësisë dhe solidaritetit, flasim për përgjegjësinë  që çdo vend e mban si lokacion gjeografik edhe për solidaritetin e vendeve tjera ndaj atyre që janë në kufirin e jashtëm, komenton Stoev. Sipas tij, diskutimi për këtë pakt të ri për migrim dhe azil është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

    Ambasadori i Sllovenisë, Anzhej Frangesh si një nga qëllimet kryesore të kryesimit slloven e theksoi punën së bashku me të gjitha vendet-anëtare për Evropë më të qëndrueshme,  e cila do të jetë më mirë e përgatitur për sfidat e ardhshme. Ai i theksoi prioritetet kryesore të kryesimit slloven – qëndrueshmërinë, rindërtimin dhe autonominë strategjike të BE-së, Konferenca për të ardhmen e Evropës, Unioni për mënyrën evropiane të jetesës, qeverisjes të së drejtës dhe kritereve të barabarta për të gjithë, Bashkim Evropian i sigurt, i aftë të sigurojë stabilitet në vendet fqinje.

    Ambasadori Frangesh i përmendi tranzicionin dhe transforimimin digjital si bazë për rimëkëmbje ekonomike të Evropës. Pritet të fillojë zbatimi i NextGenerationEU dhe Mekanizmi për rindërtim dhe qëndrueshmëri. Në sferën “e gjelbërt”, fokusi do të vihet në pakon klimatike dhe energjetike “Përshtatja e qëllimi 55”, në digjitalizimin – në rregulloren për shërbime dhe tregje digjitale. Vëmendje e madhe do të përkushtohet në inteligjencën artificiale.

    Ambasadori i Sllovenisë shprehu kënaqësi nga fillimi i Konferencës për të ardhmen e Evropës dhe theksoi se më e rëndësishme është qytetarët të përfshihen në debatin për sfidat dhe prioritetet e ardhshme. Sllovenia  do të përkushtojë vëmendje të veçantë në Ballkanin Perëndimor, si dhe në kryesimin e Bullgarisë. Në tetor do të mbahet samit joformal në Slloveni, BE- Ballkani Perëndimor./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Mot i freskët dhe ulje temperaturash

    Lajmi i rradhës

    Si t’i kombinoni sandalet më të rehatshme të momentit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë